Si t’i marrësh sendet e harruara në makinë?
Nëse ke harruar aksidentalisht diçka në makinë, mos u shqetëso, pasi ne do të të ndihmojmë ta marrësh përsëri! 🤗
Zgjidh opsionin që të përshtatet:
- Brenda 24 orëve pas përfundimit të udhëtimit, mund ta telefonosh shoferin përmes aplikacionit.
Çfarë duhet të bësh?
- Hap aplikacionin Uklon.
Në menynë anësore në të majtë, shko te seksioni “Udhëtimet”. Zgjidh udhëtimin që të nevojitet.
- Në të djathtë të emrit të shoferit, shtyp ikonën e telefonit 📞
Nëse kanë kaluar më shumë se 30 minuta, mund të dërgosh një kërkesë përmes aplikacionit:
Hap menynë → Shko te seksioni “Udhëtimet” në aplikacion.
Zgjidh porosinë që të nevojitet → Gjej udhëtimin gjatë të cilit mund të kesh humbur sendin.
Shtyp “tre pikat” → Hap opsionet shtesë.
Zgjidh “Kam humbur një send” → Shtyp opsionin përkatës.
Përshkruaj situatën → Shkruaj çfarë ke humbur dhe specifiko se ku ishe ulur në makinë (për shembull, në sediljen e përparme, në sediljen e pasme etj.).
Konfirmo kërkesën → U krye! Kërkesa jote iu dërgua suportit.
Pasi të marrim kërkesën, ne do të kontaktojmë shoferin dhe do të të njoftojmë për rezultatin 🤗
Pse është i rëndësishëm vlerësimi?
Vlerësimi yt ndikon në vendimin e shoferit për të pranuar porosinë tënde. Nëse vlerësimi është i ulët, shoferët mund t’i pranojnë më rrallë porositë e tua, duke rritur kështu kohën e pritjes për një makinë. Megjithatë, vlerësimi nuk ndikon në çmimin e porosisë.
Rekomandimet kryesore për të përmirësuar vlerësimin tënd në Uklon:
✅ Përcakto pikën e saktë të marrjes dhe jep sqarime në komentet e porosisë.
✅ Njoftoje shoferin nëse po vonohesh.
✅ Përshëndete shoferin në fillim dhe në fund të udhëtimit. Është një gjest i këndshëm dhe krijon një atmosferë pozitive.
✅ Kujdesu për pastërtinë e makinës.
✅ Mbylle me kujdes derën e makinës.
✅ Vendos gjithmonë rripin e sigurimit.
✅ Nëse duhet të flasësh në telefon, njoftoje shoferin.
✅ Nëse udhëton në grup, hipni me rradhë dhe rregull nga të gjitha dyert e makinës.
✅ Zgjidh klasën e duhur të makinës dhe shërbimet që të nevojiten përpara se të bësh porosinë.
Për shembull, një pasagjer ka porositur një makinë të klasës Standard, por drejtuesi sheh se pasagjeri ka shumë bagazhe. Nëse kjo nuk është specifikuar paraprakisht, drejtuesi mund të refuzojë ta kryejë porosinë. Për të shmangur situata të tilla, shto në porosi shërbimin shtesë “Bagazhe shtesë në makinë” dhe/ose lër një koment përkatës.
Duke ndjekur këto rregulla të thjeshta, do t’i bësh udhëtimet e tua më të rehatshme dhe do ta mbash vlerësimin të lartë! 🚖”