POLITIKA E SKEDARËVE COOKIE

  1. HYRJE

Kjo Politikë për Cookie (në vijim – “Politika“) siguron informacion të detajuar se cilat skedarëve  cookie (skedarët spiun) dhe mjete të tjera gjurmimi (në vijim – “Cookie“) përdoren nga faqet e internetit të Uklon (në vijim – “Faqja e Internetit“) dhe nga palët e treta, dhe se si mund të ndryshoni preferencat tuaja për cookie ose të refuzoni shfaqjen dhe ruajtjen e tyre.

Në disa raste, mund të përdorim Cookie për të mbledhur të Dhëna Personale ose për të mbledhur informacione që klasifikohen si e Dhënë Personale, nëse ne e kombinojmë me informacione të tjera, dhe prandaj rezulton në përpunimin e të Dhënave Tuaja Personale. Ju lutemi vizitoni Politikën tone të Privatësisë për Përdoruesit e Shërbimit Online Uklon dhe/ose Politikën e Privatësisë për Partnerët për të marrë më shumë të dhëna rreth mënyrës se si ne përpunojmë të Dhënat Tuaja Personale.

  1. INFORMACIONE LIGJORE DHE INFORMCAIONE LIDHUR ME KONTAKTIN

Çdo referencë në këtë Politikë për “Uklon“, “Ne“, “Ynë“, “Neve” nënkupton UKLON ALBANIA SHPK, NUIS M62228028Q, me adresë: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, Kati 5, Zyra 2, Tiranë, Shqipëri.

Çdo referencë në këtë Politikë për “Ju“, “Juaj“, “Ju vetë” nënkupton personin fizik që viziton Faqen e Internetit/ shkarkon Aplikacionin(et) Celular(e) dhe regjistron një llogari në këtë Faqe Interneti dhe Aplikacion(e) Celular(e).

Përdorimi i Cookie dhe përpunimi i të Dhënave Tuaja Personale do të kryhen në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, duke ju referuar veçanërisht me Ligjit Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (në vijim, së bashku do të referohen si, “Legjislacioni i Zbatueshëm për Mbrojtjen e të Dhënave“). Kur Rregullorja (BE) 2016/679 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 27 prill 2016 (në vijim – “GDPR”), zbatohet për veprimtari përpunimi të caktuara, Ne do të respektojmë edhe GDPR-në, në masën e zbatueshme.  

Kjo Politikë zbatohet kur Ju përdorni Faqet tona të Internetit dhe Aplikacionet Celulare, sipas kërkesave të Legjislacionit të Zbatueshëm për Mbrojtjen e të Dhënave. Për qëllimet e kësaj Politike, “Aplikacion Celular” nënkupton aplikacionet për pajisje celulare “Uklon” (për përdoruesit) dhe “Uklon Drive” (për partnerët) për iOS dhe Android, ndërsa “Faqe Interneti” nënkupton çdo faqe interneti me domenin: al.uklon.eu.

Termat me shkronjë të madhe që përdoren këtu pa u përkufizuar do të kenë kuptimin që u jepet në Politikën tonë të Privatësisë për Përdoruesit e Shërbimit Online Uklon dhe/ose në Politikën e Privatësisë për Partnerët.

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Politikë ose dëshironi të ushtroni të drejtat që ju njeh Legjislacioni i Zbatueshëm për Mbrojtjen e të Dhënave, ju lutemi të kontrolloni Politikën tonë të Privatësisë për Përdoruesit e Shërbimit Online Uklon dhe/ose Politikën e Privatësisë për Partnerët ose na kontaktoni në adresën e postës elektronike: privacy@uklon.eu.

  1. PËRKUFIZIMI I COOKIE

Cookie-t (ose ndryshe skedarët spiun) janë skedarë të vegjël teksti me një identifikues (një varg shkronjash dhe numrash), të cilët:

Cookie nuk përmbajnë zakonisht asnjë informacion që identifikon personalisht dikë, por të Dhënat Personale që ne ruajmë për Ju mund të lidhen me informacionin që ruhet ose që merret prej Cookie-s, si p.sh. adresa IP, identifikuesi i pajisjes, shteti ose rajoni, historiku i klikimeve.

Për të kuptuar më mirë Cookie dhe për të bërë një zgjedhje të informuar mirë, ju rekomandojmë të vizitoni shfletuesin përkatës për cookie, udhëzohuni ose vizitoni www.aboutcookies.org ose www.allaboutcookies.org.

  1. SHFAQJA DHE Ç’AKTIVIZIMI I COOKIE-VE

Kur Ju hyni në Faqen e Internetit, Ju do të informoheni përmes një tabele përkatëse për Cookie-t. Çdo Përdorues ose Partner është i lirë të vendosë nëse do të pranojë apo do të refuzojë disa ose të gjitha kategoritë e Cookie me mundësinë për t’i kontrolluar ato: 1) përmes cilësimeve të shfletuesit të pajisjes, 2) duke i dërguar një postë elektronike Uklon-it, ose 3) duke hyrë te “Deklarata e Cookie” në Faqen e Internetit.

Sipas Legjislacionit të Zbatueshëm për Mbrojtjen e të Dhënave, ne lejohemi të ruajmë Cookie në pajisjen Tuaj nëse ato janë rreptësisht të nevojshme për funksionimin e Faqes së Internetit: ky është rasti i Cookie-ve thelbësore/teknike. Për të ruajtur lloje të tjera cookie, nevojitet pëlqimi Juaj. Pëlqimi Juaj do të zbatohet për të gjitha Faqet e Internetit dhe Aplikacionet Celulare të Uklon të përmendura në këtë Politikë.

  1. LLOJET E COOKIE-VE QË PËRDORIM

Kategoria 1 – Në varësi të palës nismëtare:

Cookie-t e palës së parëCookie-t e palëve të treta
Implementohen nga Uklon, mund të aksesohen dhe lexohen vetëm nga Ne.Implementohen nga ofrues të palëve të treta, si Google Analytics, Facebook etj.

Kategoria 2 – Në varësi të periudhës së jetëgjatësisë:

EmriPërshkrimiShembull
Cookie-t e sesionitAktivizohet vetëm gjatë kohëzgjatjes së përdorimit të Faqes së Internetit, d.m.th. nga hapja e Faqes së Internetit deri në mbylljen e plotë të saj.Koha e përgjithshme; të dhënat e pajisjes së përdoruesit (p.sh. vendndodhja gjeografike); sigurimi i sesioneve të caktuara të bisedës së drejtpërdrejtë; identifikimi i problemeve të performancës.
Cookie-t e përhershmeRuhen si skedar në kompjuterin Tuaj ose në një pajisje tjetër për një periudhë të caktuar kohe.Fjalëkalimi, gjuha e Faqes së Internetit.

Kategoria 3 – Në varësi të funksionalitetin:

EmriPërshkrimiShembull
Cookie-t e nevojshmeJanë rreptësisht të nevojshme për t’ju mundësuar shfletimin në Faqen e Internetit dhe përdorimin e funksionalitetetve të saj, ashtu siç janë zhvilluar dhe synuar të funksionojnë. Këto janë cookie të palës së parë dhe të palëve të treta.Për të mbrojtur informacionin Tuaj dhe për ta mbajtur të sigurt; për të vërtetuar të dhënat Tuaja dhe të pajisjes së përdorur, për funksionimin e Faqes së Internetit dhe optimizimin e shërbimeve etj.
Cookie-t e preferencaveLejon Faqen e Internetit të kujtojë informacione që ndryshojnë mënyrën se si Faqa e Internetit sillet ose duket. Këto janë cookie të palës së parë dhe të palëve të treta.Për të zbuluar dhe zbatuar gjuhën Tuaj të preferuar ose rajonin ku Ju ndodheni.
Cookie-t statistikoreAktivizohen për qëllime të mbledhjes së informacionit mbi aktivitetet/përdorimin e përdoruesit të Faqes së Internetit dhe performancën e përgjithshme të Faqes së Internetit. Këto janë cookie të palës së parë dhe të palëve të treta.Për të mbledhur informacione lidhur me pajisjen, kohën dhe faqet e preferuara; për të analizuar performancën e faqes së internetit gjatë qëndrimit dhe përdorimit të saj nga përdoruesi (Google Analytics); si dhe për të vlerësuar efektivitetin e riadresimit (retargeting), i cili ndihmon në përcaktimin nëse duhet t’ju shfaqen apo jo reklama përkatëse kur vizitoni faqe të caktuara interneti brenda rrjetit të riadresimit.Me qëllim për të kuptuar më mirë Google Analytics, ne rekomandojmë të vizitoni faqen e internetit.
Cookie-t e marketingutCookie-t e marketingut përdoren për të gjurmuar vizitorët nëpër faqe të ndryshme interneti.Për të shfaqur reklama që janë të rëndësishme dhe tërheqëse për përdoruesin individual dhe, rrjedhimisht, më të vlefshme për botuesit dhe reklamuesit e palëve të treta.
  1. Ç’AKTIVIZIMI I COOKIE

Kur Ju hyni në Faqen e Internetit, Ju do të njoftoheni përkatësisht përmes një baneri informues për skedarët cookie, i cili shfaqet në pjesën e poshtme të faqes së internetit.

1) Çdo përdorues ose partner është i lirë të vendosë nëse do të pranojë apo do të refuzojë disa ose të gjitha llojet e Cookie-ve me mundësinë për t’i kontrolluar (domethënë, t’i lejojë, fshijë, pastrojë ose bllokojë ato, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, skedarët cookie të palëve të treta) përmes cilësimeve të shfletuesit të pajisjes.

Shfletuesit zakonisht ju lejojnë Ju të refuzoni të pranoni dhe fshini cookie-t. Ne ju rekomandojmë të vizitoni faqet e mëposhtme të internetit për të gjetur informacion se si të bllokoni dhe fshini cookie-t në shfletuesin përkatës:

Ju lutem vini re se, nëse Cookie-t e Preferencave janë c’aktivizuar, Ju mund të hasni disa vështirësi gjatë përdorimit të veçorive të caktuara të Faqes së Internetit.

Ju lutem, vini re se Cookie-t statistikore përdoren për të përmirësuar performancën e përgjithshme të Faqes së Internetit. Pa implementuar Cookie-t statistikore, Ju do të jeni ende në gjendje të përdorni dhe shijoni të gjitha veçoritë e kësaj Faqeje Interneti.

Në varësi të pajisjes Tuaj dhe të sistemit operativ, Ju mund të mos jeni në gjendje të fshini ose bllokoni të gjitha Cookie-t. Përveç kësaj, nëse Ju dëshironi të refuzoni Cookie-t në të gjithë shfletuesit dhe pajisjet Tuaja, Ju duhet ta bëni këtë në çdo shfletues të çdo pajisjeje që Ju përdorni aktivisht.

2) 2) Ju mund të ndryshoni preferencat Tuaja dhe ta tërhiqni pëlqimin Tuaj duke na shkruar në të dhënat e kontaktit të treguara në këtë Politikë ose në Politikën e Privatësisë për Përdoruesit e Shërbimit Online Uklon dhe/ose Politikën e Privatësisë për Partnerët. Ju lutem kujtohuni se është e nevojshme të na siguroni  ID e pëlqimit Tuaj (i cili gjendet më poshtë, në Deklaratën e Cookie).

3) Deklarata e Cookie

Nëse në Deklaratën për skedarët Cookie përmenden shërbime të operuara nga palë të treta, këto shërbime mund të përdoren për të gjurmuar zakonet tuaja të shfletimit, përveç mbledhjes së informacionit të specifikuar në këtë dokument, pa dijeninë e Uklon ose të përdoruesit/ drejtuesit të mjetit.

Për informacion të plotë mbi të dhënat e mbledhura dhe periudhën e ruajtjes së tyre nga secila palë e tretë përkatëse, ju lutemi t’i referoheni politikave përkatëse të privatësisë së këtyre palëve të treta, lidhjet drejt të cilave janë dhënë në Deklaratën për skedarët Cookie.

  1. RISHIKIMI I POLITIKËS

Ne mund ta ndryshojmë ose përditësojmë këtë Politikë herë pas here, për të pasqyruar ndryshimet në aktivitetet tona të përpunimit të të dhënave, shërbimet që ofrojmë, legjislacionin e zbatueshëm ose në kërkesat rregullatore.

Kur ne bëjmë ndryshime thelbësore në këtë Politikë, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në të drejtat tuaja ose në mënyrën se si i përpunojmë të dhënat tuaja personale, do t’ju njoftojmë brenda një afati të arsyeshëm paraprak dhe, sipas rastit, të paktën 15 (pesëmbëdhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve, nëpërmjet një njoftimi në Aplikacionin Mobil, në faqen e internetit ose përmes të dhënave tuaja të kontaktit të regjistruara.

Nëse ndonjë aktivitet përpunimi kërkon pëlqimin tuaj sipas legjislacionit në fuqi, ne do ta marrim këtë pëlqim veçmas, kur kërkohet. Përdorimi juaj i vazhdueshëm i  Shërbimit Online Uklon pas një përditësimi të kësaj Politike nuk përbën, në vetvete, pëlqim për asnjë përpunim për të cilin kërkohet pëlqimi.

Ndryshimet jothelbësore mund të bëhen pa njoftim paraprak individual. Versioni i përditësuar i kësaj Politike do të vihet në dispozicion përmes Aplikacionit Celular dhe/ose Faqes së Internetit, së bashku me datën e përditësimit të fundit.

Data e hyrjes në fuqi: 09.11.2026.