Marrëveshja e përdoruesit
Shkarko PDFMARRËVESHJA E PËRDORUESIT
1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1.1 Marrëveshja e Përdoruesit (“Marrëveshja”) është marrëveshje ndërmjet Përdoruesit dhe Administratorit për sigurimin e aksesit në Shërbimin Online “Uklon” (sigurimi i produkteve softuerike), e cila zëvendëson të gjitha marrëveshjet e mëparshme ndërmjet Përdoruesit dhe Administratorit.
1.2 Gjatë përdorimit të Shërbimit Online “Uklon”, Përdoruesi, pavarësisht statusit të tij juridik dhe zotësisë së tij civile, i nënshtrohet rregullave dhe kufizimeve të përcaktuara në këtë Marrëveshje.
1.3 Marrëveshja, së bashku me ndryshimet e saj, publikohet për njoftim publik në Faqen e Internetit, në adresën https://al.uklon.eu/terms-and-conditions/user-agreement/, në skedën “Marrëveshja e Përdoruesit”.
1.4 Duke aksesuar ose përdorur Shërbimin Online, Përdoruesi pranon se e ka lexuar dhe kuptuar këtë Marrëveshje. Nëse Përdoruesi nuk pajtohet me ndonjë dispozitë të kësaj Marrëveshjeje, ai nuk do të aksesojë ose të përdorë Shërbimin Online.
1.5 Aksesi në Shërbimin Online ofrohet nëpërmjet Aplikacionit Celular. Faqja e Internetit mund të ofrojë gjithashtu informacion në lidhje me Shërbimin Online dhe funksionalitete të tjera që Administratori vë në dispozicion herë pas here.
1.6 Përdoruesi pranon të zbatoj këtë Marrëveshje pasi të regjistrojë një llogari në Aplikacionin Celular.
1.7 Administratori mund ta ndryshojë ose plotësojë këtë Marrëveshje herë pas here. Administratori i jep Përdoruesit njoftim të arsyeshëm paraprak për çdo ndryshim thelbësor dhe, në çdo rast, të paktën 15 (pesëmbëdhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të ndryshimit, nëpërmjet një njoftimi në Aplikacionin Celular ose në të dhënat e kontaktit të regjistruara të Përdoruesit. Nëse Përdoruesi nuk pajtohet me Marrëveshjen e ndryshuar, ai mund ta ndërpresë këtë Marrëveshje përpara hyrjes në fuqi të ndryshimit, duke kontaktuar Administratorin ose nëpërmjet Aplikacionit Celular. Vazhdimi i përdorimit të Shërbimit Online pas hyrjes në fuqi të ndryshimit përbën pranim të Marrëveshjes së ndryshuar, me kusht që Përdoruesit t’i jetë dhënë njoftimi i përshkruar më sipër.
1.8 Në këtë Marrëveshje, termat e mëposhtëm përdoren me kuptimet e mëposhtme:
● Administratori do të thotë një subjekt juridik i themeluar në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë — Uklon Albania SHPK.;
● Aplikacioni Celular “Uklon” (“Aplikacioni Celular”) do të thotë një kopje e programit kompjuterik në formën e një aplikacioni Celular për pajisje elektronike me sistemet iOS dhe Android, me titullin “Uklon”, i cili i vihet në dispozicion Përdoruesit si mjet për të aksesuar Shërbimin Online “Uklon” gjatë afatit të kësaj Marrëveshjeje të Përdoruesit;
● Aplikacioni Celular “Uklon Drive” do të thotë një kopje e programit kompjuterik në formën e një aplikacioni Celular për pajisje elektronike me sistemet iOS dhe Android, me titullin “Uklon Drive”, i cili i vihet në dispozicion Partnerit si mjet për të aksesuar Shërbimin Online “Uklon Drive” gjatë afatit të Kushteve dhe Rregullave për Sigurimin e Aksesit në Shërbimin Online “Uklon” (Drejtues Automjeti), të publikuara në Faqen e Internetit;
● Shërbimi Online “Uklon” (“Shërbimi Online”) do të thotë një platformë teknologjike e përbërë nga Aplikacioni Celular dhe një grup i ndërlidhur programesh kompjuterike dhe të dhënash elektronike në formën e numrave, shkronjave, simboleve, imazheve dhe kombinimeve të tyre (duke përfshirë informacionin grafik, informacionin video etj.), e krijuar për monitorimin automatik, mbledhjen, përpunimin, shpërndarjen, ruajtjen dhe paraqitjen e të dhënave për Porositë e vendosura në të nga Përdoruesit dhe për ofertat e Shërbimeve të caktuara nga Partnerët, për shfaqjen e informacionit tregues për tarifën, e cila ndërton automatikisht itinerare dhe siguron shkëmbimin e të dhënave për komunikimin me Përdoruesin dhe Partnerin, si dhe i jep Përdoruesit mundësinë të kërkojë dhe të lexojë ofertat e Partnerëve të gjeneruara automatikisht sipas kritereve të Përdoruesit për realizimin e mundshëm të Porosisë, si dhe të pranojë ose të refuzojë ofertat përkatëse të Partnerëve, të publikojë të dhënat e vendndodhjes, të japë vlerësime për Shërbimin Online dhe Partnerët dhe të ndërveprojë me ta, si dhe të përdorë në kohë reale itineraret e ndërtuara nga programi, sipas funksionaliteteve të disponueshme të Shërbimit Online. Shërbimi Online është rezultat i programimit kompjuterik të lidhur me produktet softuerike. Për të shmangur çdo dyshim, tarifa përfundimtare për Shërbimet përcaktohet nga Partneri në përputhje me rregulloret tarifore të zbatueshme; Shërbimi Online vetëm shfaq informacion tregues për tarifën për të lehtësuar marrëveshjen ndërmjet Përdoruesit dhe Partnerit.
● Shërbimi Online “Uklon Drive” do të thotë një platformë teknologjike e përbërë nga Aplikacioni Celular “Uklon Drive” dhe një grup i ndërlidhur programesh kompjuterike dhe të dhënash elektronike në formën e numrave, shkronjave, simboleve, imazheve dhe kombinimeve të tyre (duke përfshirë informacionin grafik, informacionin video etj.), e destinuar për kontrollin automatik, mbledhjen, përpunimin, shpërndarjen, ruajtjen dhe paraqitjen e të dhënave për Porositë e vendosura në të nga Përdoruesi, llogaritjen automatike dhe ofrimin e informacionit që tregon tarifën, e cila ndërton automatikisht itinerare dhe siguron shkëmbimin e të dhënave për komunikimin e Përdoruesit me Partnerin, i mundëson Partnerit të konfirmojë ose të refuzojë Porositë përkatëse sipas gjykimit të tij, të publikojë të dhëna për vendndodhjen e tij, të vlerësojë Përdoruesit dhe të përdorë në kohë reale itineraret e ndërtuara nga programi, brenda funksionaliteteve të disponueshme.
● Porosi/a do të thotë kërkesa e Përdoruesit për të marrë shërbimet e Partnerit për transportin e pasagjerëve me mjete rrugore, si dhe shërbime të tjera që mund të vihen në dispozicion herë pas here nëpërmjet Aplikacioneve Celulare “Uklon” dhe “Uklon Driver”, e strukturuar sipas të dhënave të nevojshme;
● Parametrat e Porosisë nënkuptojnë rrethana shtesë që lindin gjatë vendosjes dhe zbatimit të Porosisë dhe që kanë ose mund të kenë ndikim në koston përfundimtare të Porosisë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, faktorët e mëposhtëm:
– shtimin e një pike (ndalese) shtesë në itinerar;
– kur Përdoruesi nuk del në vendin e marrjes pasi Partneri ka mbërritur;
– anulimin me vonesë të Porosisë së pranuar;
– tarifën e bagazhit.
● Partner/i do të thotë një operator i pavarur dhe i licencuar, që ushtron veprimtari në fushën e transportit rrugor të pasagjerëve dhe ofron shërbime të tjera që mund të vihen në dispozicion herë pas here nëpërmjet Aplikacioneve Celulare “Uklon” dhe “Uklon Drive”.
● Shërbimet nënkuptojnë shërbimet e transportit të pasagjerëve me mjete rrugore dhe shërbime të tjera që mund të vihen në dispozicion herë pas here nëpërmjet Aplikacioneve Celulare “Uklon” dhe “Uklon Drive”. Asgjë në këtë Marrëveshje nuk nënkupton ose nuk do të thotë se Administratori ofron ose mund të ofrojë këto Shërbime.
● Përdorues do të thotë çdo individ që ka zotësi të plotë juridike për të vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe që ka regjistruar një llogari dhe/ose ka vendosur një Porosi duke përdorur Aplikacionin Celular “Uklon”. Personat që nuk kanë zotësi të plotë juridike për të vepruar nuk mund të regjistrojnë llogari ose të vendosin Porosi nëpërmjet Aplikacionit Celular;
● Faqja e Internetit do të thotë faqja e internetit në adresën https://al.uklon.eu/. Faqja e Internetit është rezultat i programimit kompjuterik të lidhur me produktet softuerike.
2. REGJISTRIMI I PËRDORUESIT
2.1 Për të aksesuar dhe përdorur Shërbimin Online, Përdoruesi mund të regjistrohet ose të verifikohet nëpërmjet një ose më shumë metodave të vëna në dispozicion herë pas here në Aplikacionin Celular. Këto metoda mund të përfshijnë, pa kufizim, verifikimin (autentikimin) duke përdorur një numër telefoni celular, adrese e-maili, çelës identifikimi, llogari në Google, llogari në Apple ose metoda të tjera verifikimi të mbështetura nga Aplikacioni Celular.
2.2 Metodat specifike të verifikimit që janë në dispozicion të Përdoruesit mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes së Përdoruesit, sistemit operativ, vendndodhjes dhe rrethanave të tjera të zbatueshme, si dhe mund të shtohen, hiqen ose ndryshohen herë pas here. Përdoruesi do të informohet për metodat e verifikimit të vëna në dispozicion nëpërmjet Aplikacionit Celular.
2.3 Kur regjistrimi ose verifikimi është i nevojshëm, Përdoruesit mund t’i kërkohet të sigurojë dhe të verifikojë informacione të caktuara, duke përfshirë një numër telefoni celular ose adresë emaili, nëpërmjet një kodi verifikimi ose një mekanizmi tjetër verifikimi. Kur Përdoruesi regjistrohet ose verifikohet nëpërmjet një ofruesi të jashtëm të shërbimeve të verifikimit, si Google ose Apple, atij mund t’i kërkohet të fshij procesin e verifikimit të ofruar nga ofruesi pale e trete përkatës.
2.4 Pas regjistrimit ose verifikimit të suksesshëm, krijohet ose aksesohet, sipas rastit, një llogari për përdoruesin dhe Përdoruesit i jepet akses në Shërbimin Online në përputhje me këtë Marrëveshje të Përdoruesit.
2.5 Gjatë regjistrimit, Përdoruesi është i detyruar të japë informacion të saktë për veten duke plotësuar formularin përkatës të regjistrimit.
2.6 Nëse Përdoruesi jep informacion të rremë, të pasaktë ose mashtrues gjatë regjistrimit ose gjatë përdorimit të Shërbimit Online, Administratori mund ta pezullojë ose ta fshij llogarinë e Përdoruesit nëpërmjet një njoftimi të arsyeshëm, përveçse kur pezullimi i menjëhershëm është i nevojshëm për të parandaluar veprime mashtruese, për të mbrojtur sigurinë e Përdoruesve ose Partnerëve të tjerë, ose për të përmbushur një detyrim ligjor. Në këto raste, Administratori do ta njoftojë Përdoruesin për pezullimin ose fshirjen e llogarisë dhe do t’i japë një përmbledhje të arsyeve, në përputhje me klauzolën 6.14.
2.7 Administratori mund ta pezullojë ose ta fshij llogarinë e Përdoruesit pa njoftim paraprak, në përputhje me klauzolën 6.12.
2.8 Administratori mund ta fshij llogarinë e Përdoruesit nëse Përdoruesi nuk e ka përdorur llogarinë për një periudhë të pandërprerë prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh kalendarikë. Administratori do ta njoftojë Përdoruesin në të dhënat e kontaktit të lidhura me llogarinë të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara fshirjes së planifikuar. Nëse Përdoruesi hyn në llogari gjatë periudhës së njoftimit, llogaria nuk do të fshihet.
2.9 Nëse një palë e tretë fiton akses në llogarinë e Përdoruesit, Përdoruesi duhet ta njoftojë menjëherë Administratorin nëpërmjet adresës së emailit dhe/ose numrit të telefonit të shërbimit ndaj klientit, të vënë në dispozicion publikisht, në mënyrë që të merren masat e duhura. Administratori mund t’i kërkojë Përdoruesit të japë informacion të mjaftueshëm për të verifikuar se ai është mbajtësi i ligjshëm i llogarisë përkatëse, përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me llogarinë.
2.10 Përdoruesi është vetë përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të hyrjes ne llogari dhe të çdo informacioni tjetër që i nevojitet për të hyrë në llogarinë e tij. Administratori nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të lindin nga zbulimi, humbja ose keqpërdorimi i këtyre të dhënave apo i çdo informacioni tjetër konfidencial të llogarisë. Kjo vlen si kur Përdoruesi ua vë këto informacione në dispozicion palëve të treta me vullnetin e tij, ashtu edhe kur ato humbasin, vidhen ose zbulohen pa autorizimin e tij dhe kundër vullnetit të tij.
3. TË DHËNAT PERSONALE
3.1 Përpunimi dhe mbrojtja e të dhënave personale të Përdoruesit kryhen në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, me ndryshimet ose zëvendësimet e herëpashershme, dhe siç përshkruhet më tej në Politikën e Privatësisë, e cila është e disponueshme në Faqen e Internetit, në adresën https://al.uklon.eu/terms-and-conditions/user-privacy-policy/ , dhe qe mund te aksesohet edhe nëpërmjet Aplikacionit Celular.
Përdoruesi mund të ushtrojë të drejtat e tij sipas legjislacionit të zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes, transferueshmerine e të dhënave, kufizimit dhe kundërshtimit të përpunimit, duke kontaktuar Administratorin ose personin përkatës të kontaktit për mbrojtjen e të dhënave, të identifikuar në Politikën e Privatësisë, e cila ofron gjithashtu informacion të mëtejshëm për përpunimin e të dhënave personale të Përdoruesit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, qëllimet dhe bazat ligjore të përpunimit, periudhat e zbatueshme të ruajtjes, marrësit ose kategoritë e marrësve dhe ushtrimin e të drejtave të subjektit të të dhënave.
4. AKSESI NË SHËRBIMIN ONLINE
4.1 Aksesi në Shërbimin Online i ofrohet Përdoruesit ekskluzivisht për përdorim personal dhe jo-tregtar. Përdoruesi mund t’i drejtojë Administratorit ankesa ose kërkesa duke përdorur të dhënat e kontaktit të përcaktuara në Seksionin 11.
4.2 Administratori u siguron Partnerëve qasje në Shërbimin Online “Uklon Drive” në bazë të marrëveshjeve të veçanta kontraktore, me qëllim marrjen, përpunimin dhe realizimin e Porosive. Pas pranimit të një Porosie, Partneri përkatës i ofron Përdoruesit Shërbimet e kërkuara. Administratori nuk është palë në ofrimin e Shërbimeve dhe nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose detyrim ndaj Përdoruesit në lidhje me Shërbimet e ofruara nga Partneri. Administratori nuk i punëson, drejton apo mbikëqyr Partnerët në ofrimin e Shërbimeve. Ndarja e përgjegjësive është si më poshtë: (a) Partneri është individualisht përgjegjës për ofrimin, cilësinë dhe sigurinë e Shërbimeve të transportit; (b) Administratori është përgjegjës për funksionimin e duhur të Shërbimit Online si ndërmjetës teknologjik dhe për lehtësimin e komunikimit ndërmjet Përdoruesit dhe Partnerit. Administratori mban procedura të aksesueshme për trajtimin e ankesave nëpërmjet Aplikacionit Celular, dhe ua përcjell Partnerëve ankesat përkatëse të Përdoruesve dhe i informon Përdoruesit për çdo përgjigje të marrë.
4.3 Shërbimet ofrohen nga Partnerët në bazë të marrëveshjeve individuale të lidhura ndërmjet Përdoruesit përkatës dhe Partnerit përkatës. Administratori nuk është palë në këto marrëveshje.
4.4 Në zbatim të klauzolës 4.2, Administratori nuk mban përgjegjësi për disponueshmërinë, kohën, përmbajtjen, cilësinë, ligjshmërinë ose realizimin e duhur të Shërbimeve të ofruara nga Partnerët, dhe as për ndonjë humbje ose dëm të pësuar nga Përdoruesi si rezultat i mos ofrimit, vonesës në ofrimin ose ofrimit të papërshtatshëm të Shërbimeve nga Partneri. Ky kufizim nuk cënon të drejtën e Përdoruesit për të paraqitur pretendime drejtpërdrejt kundër Partnerit as ndonjë të drejtë të detyrueshme për mbrojtjen e konsumatorit që Përdoruesi mund të ketë sipas ligjit shqiptar të zbatueshëm.
4.5 Faqja e Internetit, Aplikacioni Celular dhe Shërbimi Online nuk janë të destinuara për ruajtjen, publikimin ose transmetimin e informacionit konfidencial, informacionit me akses të kufizuar ose informacionit të palëve të treta, të cilin Përdoruesi nuk është i autorizuar ta zbuloj ose ta përdorë.
5. VEÇORITË E PËRPUNIMIT DHE REALIZIMIT TË POROSISË DHE MARRJES SË SHËRBIMEVE GJATË PËRDORIMIT TË SHËRBIMIT ONLINE
5.1 Kur kryen një Porosi duke përdorur Shërbimin Online, Përdoruesi pranon dhe konfirmon se e kupton që çmimi përfundimtar i Porosisë përcaktohet nga Partneri, në përputhje me tarifat e zbatueshme, dhe mund të ndryshojë në varësi të llojit të Shërbimeve të përzgjedhura dhe parametrave specifikë të Porosisë. Përpara dërgimit të Porosisë, Aplikacioni Celular i paraqet Përdoruesit çmimin e përllogaritur të Porosisë, si dhe çdo parametër të zbatueshëm që mund të ndikojë në çmimin përfundimtar. Çdo tarifë shtesë që lind si pasojë e parametrave të Porosisë të zbatuar pas konfirmimit të saj, do t’i komunikohet Përdoruesit nëpërmjet Aplikacionit Celular përpara se të bëhet e pagueshme.
5.2. Nëse Përdoruesi ka kryer një Porosi, por nuk paraqitet në vendin e marrjes brenda afatit të pritjes të zbatueshëm pas mbërritjes së Partnerit, Partneri ka të drejtë të refuzojë realizimin e Porosisë. Në këtë rast, Përdoruesit mund t’i aplikohet, në favor të Partnerit, një tarifë anulimi që nuk tejkalon çmimin e Porosisë përkatëse, për të mbuluar shpenzimet e kryera nga Partneri në lidhje me pranimin e Porosisë. Afati i pritjes dhe shuma e çdo kompensimi të tillë do t’i shfaqen Përdoruesit në Aplikacionin Celular përpara konfirmimit të Porosisë.
5.3 Nëse Përdoruesi e anulon Porosinë pasi ka kaluar periudha e anulimit pas konfirmimit të Porosisë nga Partneri, ose pasi Partneri ka përshkuar distancën e përcaktuar drejt vendit të marrjes së Përdoruesit pas konfirmimit të Porosisë, Përdoruesit mund t’i ngarkohet një tarifë anulimi, jo më e lartë se çmimi i Porosisë përkatëse, për të mbuluar shpenzimet e kryera nga Partneri. Kushtet e zbatueshme të anulimit, duke përfshirë periudhën e anulimit dhe pragun e distancës, si dhe tarifën e anulimit, do të shfaqen në Aplikacionin Celular përpara se Përdoruesi të dorëzojë Porosinë.
5.4 Shërbimi Online mund t’i mundësojë Përdoruesit të zgjedhë opsione ose shërbime të caktuara shtesë të ofruara nga Partnerët në lidhje me Shërbimet. Këto opsione dhe shërbime mund të përfshijnë, kur janë të disponueshme, kërkesën për një Partner që nuk pi duhan, një udhëtim të qetë ose një Partner që flet anglisht. Opsionet dhe shërbimet e disponueshme për një Porosi të caktuar do të shfaqen në Aplikacionin Celular dhe Përdoruesi mund t’i zgjedhë gjatë kryerjes së Porosisë. Kur është e zbatueshme, çmimit përfundimtar të Porosisë mund t’i shtohen tarifa për shërbime shtesë, përfshirë tarifën për bagazhet, në përputhje me parametrat e Porosisë. Disponueshmëria e këtyre opsioneve dhe shërbimeve mund të ndryshojë në varësi të Partnerit dhe rrethanave të tjera përkatëse.
6. AKSES I KUFIZUAR NË SHËRBIMIN ONLINE
6.1 Gjatë përdorimit të Shërbimit Online, Përdoruesi mund të publikojë informacione që përbëjnë objekte të të drejtave të pronësisë intelektuale, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: vlerësime, komente dhe mendime për Shërbimin Online dhe/ose Partnerët. Në këtë rast, gjatë publikimit të informacionit dhe/ose objekteve të të drejtave të pronësisë intelektuale, Përdoruesi garanton se është pronar legjitim i këtij informacioni dhe/ose i këtyre objekteve të të drejtave të pronësisë intelektuale ose se ka të drejta pronësore mbi to dhe/ose ka marrë nga palët e treta të gjitha lejet e nevojshme për publikimin e këtij informacioni dhe/ose të këtyre objekteve të të drejtave të pronësisë intelektuale. Në rast pretendimesh ndaj Administratorit, Përdoruesi merr përsipër trajtimin e këtyre pretendimeve në mënyrë të pavarur dhe me shpenzimet e veta ose do ta dëmshpërblejë Administratorin për dëmet e pësuara prej tij në lidhje me publikimin e paligjshëm nga Përdoruesi të informacionit dhe/ose objekteve të pronësisë intelektuale në Faqen e Internetit dhe/ose Aplikacionin Celular.
6.2 Administratori rezervon të drejtën të refuzojë publikimin dhe, në çdo kohë, të heqë/bllokojë informacionin dhe/ose objektet e pronësisë intelektuale të publikuara nga Përdoruesi, në rast të konstatimit të faktit të posedimit të paligjshëm të informacionit, si dhe të objekteve të pronësisë intelektuale.
6.3 Administratori nuk ndërmerr veprime dhe nuk mban përgjegjësi për verifikimin e informacionit, saktësinë dhe ligjshmërinë e publikimit të informacionit dhe/ose objekteve të të drejtave të pronësisë intelektuale në Faqen e Internetit dhe/ose Aplikacionin Celular. Administratori nuk ka detyrim të monitorojë ose të verifikojë informacionin ose objektet e të drejtave të pronësisë intelektuale të publikuara nga Përdoruesit dhe nuk mban përgjegjësi për verifikimin, saktësinë ose ligjshmërinë e tyre.
6.4 Administratori ndërmerr përpjekje të arsyeshme për ta njoftuar Përdoruesin për çdo pretendim të palëve të treta në lidhje me informacionin dhe/ose objektet e të drejtave të pronësisë intelektuale të publikuara nga Përdoruesi. Duke përdorur Shërbimin Online, Përdoruesi i jep Administratorit të drejtën, sipas gjykimit të tij të vetëm dhe në masën e lejuar nga ligji i zbatueshëm, të publikojë, të kufizojë aksesin në të, ose të heqë çdo informacion dhe/ose objekt të të drejtave të pronësisë intelektuale të publikuar nga Përdoruesi.
6.5 Përdoruesi angazhohet që të mos përdorë Shërbimin Online për të transmetuar, publikuar ose shpërndarë në ndonjë mënyrë tjetër përmbajtje të paligjshme, kërcënuese, shpifëse, abuzive, ngacmuese, urrejtjeje, diskriminuese, që cënon pronësinë intelektuale ose të drejta të tjera të palëve të treta, që shkel privatësinë ose të drejtat e personalitetit, që përhap urrejtje dhe/ose diskriminim ndaj personave për çfarëdo arsyeje, që përmban fyerje ose pretendime kundër Përdoruesve të tjerë, Administratorit ose palëve të treta, ose që në ndonjë mënyrë tjetër bie në kundërshtim me ligjet e zbatueshme të Republikës së Shqipërisë. Përdoruesi gjithashtu përmbahet nga publikimi ose shpërndarja nëpërmjet Aplikacionit Celular e përmbajtjes së pahijshme, pornografike ose të ndaluar në ndonjë mënyrë tjetër nga ligji i zbatueshëm. Nëse Administratori pëson dëme në lidhje me publikimin e informacionit të paligjshëm nga Përdoruesi, Përdoruesi do ta dëmshpërblejë plotësisht Administratorin për këto humbje.
6.6 Informacioni dhe objektet e pronësisë intelektuale të publikuara nga Përdoruesi nuk duhet të përmbajnë informacion, shpërndarja dhe përdorimi i të cilit shkelin si legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe të drejtat e palëve të treta.
6.7 Gjatë përdorimit të Shërbimit Online, Përdoruesi nuk mund të ruajë, vendosë, transmetojë ose të shpërndajë në ndonjë mënyrë tjetër asnjë informacion dhe/ose objekte të të drejtave të pronësisë intelektuale, nëse veprime të tilla mund të cënojnë të drejtat e palëve të treta, përfshirë të drejtat për mbrojtjen e të dhënave personale.
6.8 Nëse një Përdorues zbulon në Shërbimin Online përmbajtje që, Përdoruesi në mënyrë të arsyeshme, beson se është e paligjshme, i nënshtrohet kufizimeve sipas ligjit të zbatueshëm ose cënon pronësinë intelektuale apo të drejta të tjera të një pale të tretë, ai mund ta njoftojë Administratorin duke dhënë URL-në ose informacione të tjera identifikuese për përmbajtjen përkatëse, së bashku me një përshkrim të shkeljes së pretenduar ose të shkeljeve te tjera te pretenduara juridike.
6.9 Gjatë përdorimit të Shërbimit Online, Përdoruesi nuk lejohet të kryejë asnjë veprim që shkel ose mund të çojë në shkeljen e ligjeve të zbatueshme të Republikës së Shqipërisë ose të ligjeve të çdo shteti tjetër ku ndodhet Përdoruesi, si dhe të së drejtës ndërkombëtare përkatëse.
6.10 Çdo material i aksesuar ose i shkarkuar nga Përdoruesi nëpërmjet Shërbimit Online merret me riskun e vetë Përdoruesit. Përdoruesi është individualisht përgjegjës për çdo dëm të pajisjeve, mjeteve programuese ose të dhënave të tij, si dhe për çdo humbje tjetër që rezulton nga aksesimi, shkarkimi ose përdorimi i këtyre materialeve.
6.11 Njëkohësisht, Administratori rezervon të drejtën të pezullojë aksesin në Shërbimin Online ose në një pjesë të tij në çdo kohë, në rast shkeljeje të kushteve të kësaj Marrëveshjeje, ose të zbatojë masa të tjera ndaj Përdoruesit për të përmbushur kërkesat ligjore ose për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të palëve të treta.
6.12 Në përputhje me klauzolën 2.7, Administratori mund të bllokojë veprimet e Përdoruesit dhe të pezullojë ose të fshij llogarinë e Përdoruesit në skenarët e mëposhtëm, duke përfshirë, por pa u kufizuar në rastet kur Përdoruesi:
● përdor të dhëna personale të individëve të tjerë pa autorizimin e duhur;
● tenton të kryejë ose kryen transaksione pagesash nëpërmjet mashtrimit ose në mënyrë të paautorizuar;
● nuk shlyen shumat e detyrueshme në lidhje me përdorimin e Shërbimeve Online;
● angazhohet në dërgim të padëshiruar mesazhesh (spam), ose kryen Porosi me qëllime mashtrimi;
● përdor llogarinë për qëllime në kundërshtim me dispozitat e Marrëveshjes së Përdoruesit;
● kryen veprime jonormale që çojnë në përkeqësimin e Shërbimit Online ose pengojnë punën e Partnerëve;
● keqpërdor fushatat promocionale, zbritjet dhe veprimtaritë e tjera të marketingut dhe nuk respekton rregullat e tyre;
● përdor robotë (bots) ose mekanizma të automatizuar për përdorimin e Shërbimeve Online;
● përfshihet në transportin ose dorëzimin e mallrave të ndaluara;
● përdor dokumente të falsifikuara për të krijuar një llogari;
● shfaq sjellje në mungesë respekti ndaj Partnerëve, Përdoruesve të tjerë dhe stafit ose përfaqësuesve të Administratorit;
● kryen veprime të tjera keqdashëse që paraqesin rreziqe financiare ose ndaj reputacionit të Administratorit.
Rrethanat e renditura më sipër janë vetëm shembuj dhe nuk kufizojnë të drejtën e Administratorit të pezullojë ose të fshij llogarinë e Përdoruesit kur kjo kërkohet nga ligji i zbatueshëm ose kur sjellja e Përdoruesit mund ta ekspozojë Administratorin, Përdoruesit e tjerë, Partnerët ose palët e treta ndaj rreziqeve ligjore, financiare, operacionale ose rreziqe reputacionale. Çdo masë e tillë duhet të jetë proporcionale dhe të merret në përputhje me këtë Marrëveshje dhe ligjin e zbatueshëm.
6.13 Nëse Përdoruesi anulon në mënyrë të përsëritur Porosi të konfirmuara brenda një periudhe 24-orëshe, Administratori mund ta pezullojë përkohësisht aksesin e Përdoruesit në Shërbimin Online si masë parandaluese. Përsëritja e kësaj sjelljeje mund të çojë në periudha më të gjata pezullimi ose në fshirjen e llogarisë. Kur pezullimi zbatohet automatikisht, aksesi do të rikthehet pas mbarimit të periudhës së pezullimit, përveçse kur Administratori vendos se masa shtesë justifikohen sipas kësaj Marrëveshjeje.
6.14 Përdoruesit mund të kontaktojnë ekipin e mbështetjes dhe të paraqesin kërkesë për heqjen e pezullimit ose bllokimit të llogarisë, duke rikthyer kështu aksesin në Shërbimet Online. Më pas, Administratori mund të nisë një hetim të brendshëm dhe të marrë vendim për kërkesën. Administratori do ta njoftojë Përdoruesin për çdo vendim për pezullimin ose fshirjen e llogarisë së tij, së bashku me një përmbledhje të arsyeve të këtij vendimi, përveçse kur zbulimi i tyre do të cënonte parandalimin e mashtrimit, masat e sigurisë ose detyrimet ligjore.
7. PAGESA PËR SHËRBIMET DHE KODET PROMOCIONALE
7.1 Përpara dorëzimit të një Porosie, Aplikacioni Celular shfaq një tarifë të përafërt për Shërbimet e kërkuara, të llogaritur mbi bazën e parametrave tariforë të aplikueshëm (përfshirë komponentët e bazuar në distancë dhe kohë, siç përcaktohet nga rregulloret bashkiake për tarifat e zbatueshme). Duke dorëzuar Porosinë, Përdoruesi shpreh pranimin e tarifës së shfaqur si bazë për Shërbimet. Nëse Partneri e pranon Porosinë, tarifa e shfaqur përbën çmimin e rënë dakord, përveçse kur Përdoruesi dhe Partneri kanë rënë dakord ndryshe ose kur tarifa rregullohet në përputhje me rregulloret tarifore të zbatueshme dhe Parametrat e Porosisë që i janë komunikuar paraprakisht Përdoruesit. Shuma maksimale që mund të ngarkojë Partneri nuk mund të tejkalojë tavanet tarifore sipas rregulloreve bashkiake për tarifat e zbatueshme. Përpara dërgimit të Porosisë, Aplikacioni Celulare i paraqet Përdoruesit një çmim orientues të përllogaritur për Shërbimet e kërkuara, bazuar në parametrat tariforë të zbatueshëm, përfshirë komponentët e llogaritur sipas distancës dhe kohëzgjatjes, në përputhje me rregullat tarifore të zbatueshme të bashkisë përkatëse. Duke dërguar Porosinë, Përdoruesi pranon çmimin e paraqitur si bazë për ofrimin e Shërbimeve. Nëse Partneri e pranon Porosinë, çmimi i paraqitur përbën çmimin e rënë dakord, përveç rasteve kur Përdoruesi dhe Partneri bien dakord ndryshe ose kur çmimi rregullohet në përputhje me rregullat tarifore të zbatueshme dhe parametrat e Porosisë për të cilët Përdoruesi është informuar paraprakisht. Në çdo rast, shuma që Partneri mund t’i kërkojë Përdoruesit nuk mund të tejkalojë kufijtë maksimalë tariforë të përcaktuar në rregullat tarifore të zbatueshme të bashkisë përkatëse.
7.2 Përdoruesi do ta paguajë çmimin e Shërbimeve drejtpërdrejt te Partneri. Kur pagesa bëhet me para në dorë, Përdoruesi do t’ia paguajë drejtpërdrejt Partnerit që i ka ofruar Shërbimet. Kur pagesa bëhet me mjete pa para në dorë nëpërmjet Aplikacionit Celular, ajo përpunohet nga një ofrues i shërbimeve të pagesave të palës së tretë, i autorizuar rregullisht. Administratori nuk i merr, nuk i mban dhe nuk i kontrollon në asnjë moment fondet e paguara nga Përdoruesi. Roli i Administratorit kufizohet në ofrimin e ndërfaqes teknike për nisjen dhe lehtësimin e transaksionit të pagesës ndërmjet Përdoruesit dhe Partnerit nëpërmjet ofruesit të licencuar të shërbimeve të pagesave.
7.3 Përdoruesi mund të paguajë për Shërbimet duke përdorur kartë për kryerjen e pagesave nëpërmjet Aplikacionit Celular. Administratori nuk ruan të dhënat e kartave për kryerjen e pagesave të Përdoruesve dhe zbaton masa të përshtatshme për të siguruar që këto të dhëna të mos u zbulohen palëve të treta të paautorizuara.
7.4 Përdoruesi mund të paguajë gjithashtu për Shërbimet nëpërmjet Aplikacionit Celular, duke përdorur shërbime pagesash të palëve të treta, përfshirë Google Pay ose Apple Pay, me kusht që shërbimi përkatës i pagesës të jetë i disponueshëm në pajisjen celulare të Përdoruesit.
7.5 Përveç pagesës për Shërbimet ndaj Partnerëve, Përdoruesi ka mundësinë t’u lërë Partnerëve një bakshish (fonde që tejkalojnë koston e Shërbimeve; “Bakshishet”) pas përfundimit të Shërbimeve, nëse Përdoruesi e vlerëson performancën e Partnerit për Porosinë me 4 deri në 5 yje.
7.6 Përdoruesi ka të drejtë të aktivizojë në Shërbimin Online funksionin për pagesën automatike të Bakshisheve ndaj Partnerit, si parazgjedhje (“Bakshishet e Parazgjedhura”), duke zgjedhur në cilësimet e profilit në Aplikacionin Celular opsionin Bakshishet e Parazgjedhura, shumën e Bakshishit (si përqindje e kostos së Porosisë) dhe parametrat e tjerë të disponueshëm për pagesën e Bakshisheve në cilësimet e profilit në Aplikacionin Celular. Pas aktivizimit të këtij funksioni, procedura për përcaktimin e Bakshishit të Parazgjedhur zbatohet për të gjitha Porositë e mëpasshme të Përdoruesit në Shërbimin Online. Përdoruesi do të njoftohet nëpërmjet Aplikacionit Celular përpara çdo pagese të Bakshishit të Parazgjedhur dhe do të ketë mundësinë ta anulojë ose ta ndryshojë shumën e bakshishit përpara përpunimit të pagesës.
7.7 Nëse Përdoruesi e ka vlerësuar performancën e Partnerit për Porosinë, Përdoruesi ka të drejtë:
● të konfirmojë pagesën e Bakshishit të Parazgjedhur në shumën (përqindjen) e specifikuar më parë;
● të ndryshojë shumën (përqindjen) e Bakshishit;
● të refuzojë pagesën e Bakshishit për këtë Porosi.
7.8 Përdoruesi ka të drejtë të anulojë ose të ndryshojë në çdo kohë cilësimet e Bakshisheve të Parazgjedhura nëpërmjet cilësimeve të profilit në Aplikacionin Celular.
7.9 Sa herë që përfundohet pagesa e një Bakshishi Parazgjedhur, Përdoruesi merr në Aplikacionin Celular një njoftim që tregon shumën e Bakshishit dhe Porosinë për të cilën është paguar.
7.10 Shuma e Bakshisheve të paguara nga Përdoruesi te Partneri nuk mund të tejkalojë koston e Porosisë për të cilën është lënë bakshishi (100% të kostos së kësaj Porosie).
7.11 Funksionet dhe përgjegjësitë e Administratorit në lidhje me çmimin dhe pagesën për Shërbimet kufizohen në shfaqjen e informacionit tregues për tarifën, bazuar në parametrat tariforë të zbatueshëm, sigurimin e mjeteve teknike për të lehtësuar komunikimin dhe marrëveshjen për çmimin ndërmjet Përdoruesit dhe Partnerit, si dhe ofrimin e mbështetjes teknike për pranimin e pagesave të kryera nga Përdoruesit me karta pagese. Çmimi përfundimtar për Shërbimet përcaktohet nga Partneri në përputhje me rregulloret bashkiake për tarifat e zbatueshme. Përpunimi, pranimi dhe transferimi i pagesave të kryera me kartë kryhen nga ofrues të shërbimeve të pagesave të autorizuar rregullisht.
7.12 Administratori mund të zhvillojë herë pas here fushata promocionale dhe veprimtari të tjera marketingu me qëllim rritjen e interesit të Përdoruesve për Shërbimin Online dhe tërheqjen e Përdoruesve të rinj. Si pjesë e këtyre fushatave, Administratori mund t’u japi Përdoruesve kode promocionale (“Kodet Promocionale”). Kur kërkohet, Përdoruesi mund të përdorë një Kod Promocional duke e vendosur atë në fushën e përcaktuar në Aplikacionin Celular. Nëse një Kod Promocional i është caktuar tashmë llogarisë së Përdoruesit, ai mund të aplikohet automatikisht për Porositë e vlefshme, në përputhje me kushtet dhe rregullat përkatëse promocionale.
7.13 Përdoruesi pranon dhe bie dakord se Kodet Promocionale nuk mund të kopjohen, shiten, transferohen, cedohen ose t’u zbulohen palëve të treta. Kodet Promocionale mund të përdoren vetëm në përputhje me kushtet dhe rregullat përkatëse të promocionit. Përveçse kur përcaktohet shprehimisht ndryshe, Kodet Promocionale nuk rimbursohen, nuk këmbehen dhe nuk mund të konvertohen në para ose në ndonjë formë monetare ekuivalente. Kodet Promocionale të humbura ose që kanë skaduar nuk do të jepen sërisht. Administratori rezervon të drejtën të tërheqë, çaktivizojë ose shpallë të pavlefshëm çdo Kod Promocional në përputhje me kushtet dhe rregullat përkatëse të promocionit. Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe, për çdo Porosi mund të përdoret vetëm një Kod Promocional.
8. TË DREJTAT DHE GARANCITË E ADMINISTRATORIT
8.1 Administratori garanton se zotëron të gjitha të drejtat e përshtatshme dhe të nevojshme të pronësisë intelektuale për të kryer funksionet e tij dhe u siguron Përdoruesve akses në Shërbimin Online, Faqen e Internetit dhe Aplikacionin Celular në territorin e Republikës së Shqipërisë, veçanërisht, por pa u kufizuar në, të drejtat e pronësisë intelektuale mbi: Shërbimin Online, Faqen e Internetit dhe Aplikacionin Celular, çdo elementi përbërës të tyre, përfshirë kodin e programit, të dhëna të tjera elektronike në formën e numrave, shkronjave, simboleve, imazheve dhe kombinimeve të tyre, elementet e dizajnit, tekstet, grafikët, ilustrimet, informacionin në video dhe pronësinë intelektuale.
8.2 Kjo Marrëveshje nuk parashikon transferimin te ndonjë palë e tretë të të drejtave pronësore mbi Shërbimin Online, Faqen e Internetit, Aplikacionin Celular ose përbërësit e tyre. Administratori i jep Përdoruesit një të drejtë jo ekskluzive të pronësisë intelektuale për të përdorur Shërbimin Online dhe të drejtat e pronësisë intelektuale të përfshira në të, veçanërisht për riprodhimin e tyre, tërësisht ose pjesërisht, në kompjuterin dhe/ose pajisjen e tij celulare, në një kopje për çdo pajisje, si dhe për ekzekutimin publik dhe shfaqjen publike të tyre.
8.3 Lidhja e kësaj Marrëveshjeje nuk cënon të drejtat e pronësisë intelektuale të asnjë pale të tretë. Në rast pretendimesh ose padi nga palë të treta në lidhje me përdorimin nga Përdoruesi të aksesit në Shërbimin Online, Administratori merr përsipër t’i trajtojë këto pretendime ose padi në mënyrë të pavarur dhe me shpenzimet e veta.
9. PËRGJEGJËSIA E KUFIZUAR E ADMINISTRATORIT
9.1 Në përputhje me klauzolën 9.5, Administratori nuk mban përgjegjësi për dëme të drejtpërdrejta ose të tërthorta, dëme pasurore ose jopasurore, detyrime apo humbje të pësuara si rezultat i përdorimit ose mospërdorimit nga Përdoruesi të aksesit në Shërbimin Online, të të dhënave të publikuara në Faqen e Internetit dhe/ose Aplikacionin Celular, për shkak të pamundësisë për të aksesuar Shërbimin Online ose për të përdorur këtë akses . Administratori nuk mban përgjegjësi as për mosofrimin ose ofrimin e papërshtatshëm të Shërbimeve nga Partnerët, për çdo veprim ose mosveprim të Partnerëve, për ekzistencën ose mungesën e kompetencave, lejeve, licencave apo miratimeve të nevojshme për Partnerët, për ekzistencën ose mungesën e një statusi të posaçëm ligjor të këtyre personave, si dhe për shpërndarjen, ndryshimin ose shkatërrimin e paautorizuar të informacionit të Përdoruesve si pasojë e përdorimit të aksesit në Shërbimin Online.
9.2 Shërbimi Online, Faqja e Internetit dhe Aplikacioni Celular u vihen në dispozicion Përdoruesve në gjendjen në të cilën ndodhen (“siç janë”). Administratori nuk mban përgjegjësi ndaj Përdoruesit për garantimin që Shërbimi Online, Faqja e Internetit dhe Aplikacioni Celular përmbushin pritshmëritë e Përdoruesit, ose që aksesi në Shërbimin Online ofrohet në mënyrë të pandërprerë, të besueshme dhe pa gabime. Administratori nuk mban përgjegjësi për ndryshimin, pezullimin e përkohshëm ose ndërprerjen e plotë të Shërbimit Online, Faqes së Internetit, Aplikacionit Celular apo të ndonjë pjese të tyre, si dhe të aksesit në Shërbimin Online. Funksionimi i Shërbimit Online dhe aksesi në të mund të kufizohen ose të ndërpriten përkohësisht për shkak të forcës madhore apo faktorëve të tjerë, parandalimi ose tejkalimi i të cilëve është jashtë mundësive të Administratorit. Asgjë në këtë pikë 9.2 nuk kufizon detyrimin ligjor të Administratorit për të ofruar Shërbimin Online në përputhje me këtë Marrëveshje.9.3 Administratori mirëpret dhe mund të marrë në shqyrtim çdo koment, sugjerim ose propozim të paraqitur nga Përdoruesit në lidhje me funksionimin, funksionalitetin ose përmirësimin e Shërbimit Online, Faqes së Internetit ose Aplikacionit Celular. Administratori ka diskrecionin e vetëm për të përcaktuar nëse dhe si do të zbatohen këto sugjerime.
9.4. Administratori mund, herë pas here, të testojë, të prezantojë, të ndryshojë, të pezullojë ose të ndërpresë veçori, funksionalitete ose elemente të tjera të Shërbimit Online, Faqes së Internetit ose Aplikacionit Celular. Këto veçori ose funksionalitete mund t’u vihen në dispozicion të gjithë Përdoruesve ose vetëm grupeve të përzgjedhura të Përdoruesve për qëllime testimi ose vlerësimi. Zbatimi i këtyre testimeve ose ndryshimeve nuk duhet të vendosë në mënyrë të pajustifikuar asnjë Përdorues në një pozitë më pak të favorshme se Përdoruesit e tjerë në rrethana të krahasueshme ose ndryshe të ndikojë negativisht në të drejtat e Përdoruesit sipas kësaj Marrëveshjeje.
9.5 Asgjë në këtë Marrëveshje nuk përjashton ose kufizon përgjegjësinë e Administratorit për vdekjen ose dëmtimin fizik të shkaktuar nga një veprim ose mosveprim i Administratorit, për dëmin e shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë, ose për çdo përgjegjësi tjetër që nuk mund të përjashtohet ose kufizohet sipas ligjit të detyrueshëm të Republikës së Shqipërisë. Në pajtim me sa më sipër, dhe në masën maksimale të lejuar nga ligji i zbatueshëm: (a) përgjegjësia e Administratorit kufizohet në humbjen e shkaktuar nga mosfunksionimi i duhur i Shërbimit Online si ndërmjetës teknologjik, siç përshkruhet në klauzolën 4.2, dhe nuk shtrihet në humbjet që rrjedhin nga ofrimi i Shërbimeve, për të cilat Partneri është individualisht përgjegjës; dhe (b) Administratori mban përgjegjësi vetëm për dëmin e drejtpërdrejtë që është pasojë e menjëhershme dhe e parashikueshme e veprimit ose mosveprimit të tij, dhe nuk mban përgjegjësi për humbjen e fitimit, humbjen e një mundësie, humbjen e të dhënave ose ndonjë humbje të tërthortë. Asgjë në këtë klauzolë nuk cënon të drejtën e Përdoruesit për të paraqitur pretendime drejtpërdrejt kundër Partnerit. Përdoruesi e pranon shprehimisht këtë klauzolë në përputhje me Seksionin 11.
10. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
10.1 Kjo Marrëveshje rregullohet dhe interpretohet në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë. Çështjet që nuk rregullohen në këtë Marrëveshje zgjidhen në përputhje me ligjet e zbatueshme të Republikës së Shqipërisë.
10.2 Të gjitha mosmarrëveshjet që lindin nga kjo Marrëveshje zgjidhen në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë. Përdoruesi, si konsumator, mund të nis procedurë pranë gjykatës kompetente në vendbanimin e Përdoruesit ose pranë gjykatave kompetente në vendndodhjen e Administratorit. Përdoruesi mund të paraqesë gjithashtu ankesa pranë autoriteteve përkatëse për mbrojtjen e konsumatorit ose organeve alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, siç parashikohet nga legjislacioni shqiptar i zbatueshëm për mbrojtjen e konsumatorit. Në të gjithë tekstin, përveçse kur thuhet shprehimisht ndryshe, termi “ligje” nënkupton ligjet e Republikës së Shqipërisë.
10.3 Asnjë dispozitë e kësaj Marrëveshjeje nuk mund të interpretohet si krijim i një marrëdhënieje përfaqësimi, marrëdhënieje autorizimi, partneriteti, sipërmarrjeje të përbashkët, marrëdhënieje punësimi apo i ndonjë marrëdhënieje tjetër ndërmjet Përdoruesit dhe Administratorit, që nuk parashikohet shprehimisht në këtë Marrëveshje.
10.4 Nëse, për çfarëdo arsyeje, një ose më shumë dispozita të kësaj Marrëveshjeje shpallen të pavlefshme ose të pazbatueshme, dispozita përkatëse do të ndahet nga pjesa tjetër e Marrëveshjes ose do të ndryshohet vetëm në masën e nevojshme për ta bërë atë të drejtë dhe të zbatueshme. Një pavlefshmëri ose pazbatueshmëri e tillë nuk do të ndikojë në vlefshmërinë ose zbatueshmërinë e dispozitave të tjera të kësaj Marrëveshjeje.
10.5 Mosveprimi i Administratorit në rast të shkeljes së kësaj Marrëveshjeje nga ndonjë Përdorues nuk e privon Administratorin nga e drejta për të ndërmarrë më vonë veprimet përkatëse për të mbrojtur interesat e tij, dhe nuk përbën heqje dorë nga të drejtat e Administratorit në rast të shkeljeve të tjera të ngjashme ose të njëjta.
10.6 Kjo Marrëveshje u vendoset në dispozicion Përdoruesve në anglisht dhe në shqip. Në rast mospërputhjeje ndërmjet versioneve në anglisht dhe në shqip, do të mbizotërojë versioni në gjuhën angleze.
10.7 Përdoruesi mund ta ndërpresë këtë Marrëveshje dhe ta mbyllë llogarinë e tij në çdo kohë duke paraqitur një kërkesë nëpërmjet Aplikacionit Celular ose duke kontaktuar ekipin e mbështetjes së Administratorit. Me zgjidhjen e Marrëveshjes, aksesi i Përdoruesit në Shërbimin Online do të çaktivizohet. Çdo detyrim pagese i pa përmbushur, i lindur përpara zgjidhjes së Marrëveshjes, mbetet i pagueshëm.
11. PËLQIMI I SHPREHUR
Dispozitat e mëposhtme të kësaj Marrëveshjeje konsiderohen kushte thelbësore, të cilat Përdoruesi i pranon veçmas dhe me shkrim:
- klauzolat 2.5–2.6 (pezullimi/mbyllja e llogarisë),
- klauzola 4.4 (përmbushja e detyrimeve nga Partneri),
- klauzolat 6.11–6.12 (pezullimi i aksesit),
- klauzola 7.1 (mekanizmi i përcaktimit te çmimit), klauzolat 9.1–9.2 dhe 9.5 (kufizimi i përgjegjësisë), dhe
- klauzola 10.2 (zgjidhja e mosmarrëveshjeve).
Gjatë procesit të regjistrimit, Përdoruesit i tërhiqet posaçërisht vëmendja te këto dispozita. Duke pranuar këtë Marrëveshje, Përdoruesi konfirmon se ka pasur mundësinë t’i shqyrtojë këto dispozita dhe i pranon shprehimisht ato.
12. TË DHËNAT
Uklon Albania SHPK
Adresa e regjistruar (postare): Rr. “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, Kati 5, Ap. 2, Tiranë, Shqipëri
Email: uklon-al@uklon.eu
Tel.: +35545301390
Numri Unik i Subjektit (NUIS): M62228028Q
Data e hyrjes në fuqi të versionit: 09.11.2026.