Politika e Privatësisë për Përdoruesit e Shërbimit Online Uklon

1. Dispozita të përgjithshme

1.1. Kjo Politikë e Privatësisë për përdoruesit e Shërbimit Online Uklon (këtu e në vijim referuar si “Politika”) është hartuar nga UKLON ALBANIA SHPK, NUIS M62228028Q, adresa: Rruga Ibrahim Rugova. Sky Tower, Kati 5, Zyra 2, Tiranë, Shqipëri (këtu e në vijim referuar si “Shoqëria”, “Ne”, “e Jona” në rastet përkatëse), e cila vepron si kontrollues i të dhënave në kuptim të Ligjit shqiptar nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtu e në vijim referuar si “Ligji”). Kur Rregullorja (BE) 2016/679 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 27 prill 2016 (këtu e në vijim referuar si “GDPR”) zbatohet për aktivitete specifike përpunimi, Shoqëria gjithashtu do të përmbushë kërkesat e GDPR në masën e zbatueshme.

1.2. Përkufizimet dhe shkurtimet e përdorura në këtë Politikë do të kenë kuptimet e përcaktuara në Ligj dhe në legjislacionin tjetër të zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale, kur ky legjislacion zbatohet për aktivitete specifike përpunimi që përfshijnë të dhëna personale, si dhe në Marrëveshjen e Përdoruesit.

1.3. Me këtë Politikë, dëshirojmë t’ju informojmë se cilat të dhëna personale ne përpunojmë dhe si i përpunojmë ato, si dhe për qëllimet dhe mjetet e përpunimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

1.4. Kjo Politikë zbatohet për të gjitha llojet e të dhënave personale të përdoruesve të Shërbimit Online Uklon (këtu e në vijim referuar si “Përdoruesi” ose “ju”), të cilat ne i mbledhim dhe i përpunojmë përmes faqes së internetit https://al.uklon.eu/ (këtu e në vijim referuar si “Faqja e internetit”), aplikacionit celular Uklon për iOS dhe Android (këtu e në vijim referuar si “Aplikacioni Celular”), si dhe përmes burimeve të tjera të përcaktuara më poshtë në këtë Politikë.

1.5. Duke përdorur Faqen e internetit dhe/ose Aplikacionin Celular, ju konfirmoni, garantoni dhe deklaroni se ju e keni lexuar dhe pranuar këtë Politikë dhe, rrjedhimisht, bini dakord që ne të përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me këtë Politikë.

Nëse nuk pajtoheni me këtë Politikë dhe me përpunimin përkatës të të dhënave tuaja personale, mos e përdorni Faqen e internetit dhe/ose Aplikacionin Celular dhe, në çdo rast, mos përdorni Shërbimin Online Uklon.

1.6. Ne mund të ndryshojmë ose përditësojmë këtë Politikë herë pas here për të pasqyruar ndryshimet në aktivitetet tona të përpunimit, shërbimet që ofrojmë, ligjet e zbatueshme ose kërkesat rregullatore.

Kur bëjmë ndryshime thelbësore në këtë Politikë që mund të ndikojnë ndjeshëm në të drejtat tuaja ose në mënyrën se si përpunojmë të dhënat tuaja personale, ne do t’ju japim një njoftim të arsyeshëm paraprak dhe, kur të jetë e përshtatshme, të paktën 15 (pesëmbëdhjetë) ditë para se ndryshimet të hyjnë në fuqi, përmes një njoftimi në Aplikacionin Celular, Faqen e internetit ose në të dhënat tuaja të regjistruara të kontaktit.

Nëse ndonjë veprimtari përpunimi kërkon pëlqimin tuaj në përputhje me ligjin e aplikueshëm, ne do ta marrim këtë pëlqim veçmas, kur kërkohet nga legjislacioni i zbatueshëm. Përdorimi i vazhdueshëm nga ana juaj i Shërbimit Online Uklon pas përditësimit të kësaj Politike nuk përbën, në vetvete, dhënie pëlqimi për ndonjë përpunim të dhënash për të cilin kërkohet pëlqimi.

Mund të bëhen ndryshime jo-themelore pa njoftim paraprak individual. Versioni i përditësuar i kësaj Politike do të jetë i disponueshëm përmes Aplikacionit Celular dhe/ose Faqes së internetit, së bashku me datën e përditësimit më të fundit.

1.7. Kjo Politikë është hartuar në anglisht dhe gjithashtu është e disponueshme në gjuhën shqipe. Në rast të ndonjë mospërputhjeje midis versionit anglisht të kësaj Politike dhe përkthimit të saj në shqip, versioni anglisht do të prevalojë dhe do të jetë ligjërisht i detyrueshëm.

2. Çfarë të dhënash personale mbledhim dhe përpunojmë

2.1. Ne përpunojmë të dhënat personale që na jepni kur regjistroheni në Aplikacionin Celular dhe kur më pas plotësoni ose përditësoni profilin tuaj, duke përfshirë: numrin e telefonit, emrin, adresën e emailit, datën e lindjes, gjininë, shtetin, qytetin, disa adresa që i shënoni si të rëndësishme, foton e profilit, informacionin nëse keni fëmijë, informacionin rreth makinës dhe kafshëve shtëpiake, si dhe çdo të dhënë personale që mund të jepni vullnetarisht në komentet për një Partner në lidhje me një Porosi.

2.2. Ne gjithashtu mund të përpunojmë të dhëna rreth llogarisë suaj në Facebook dhe Google+ kur regjistroheni në Aplikacionin Celular Uklon përmes Facebook ose Google+. Llogaria juaj në Aplikacionin Celular ju lejon të ruani cilësimet personale, të shikoni porositë e mëparshme, të planifikoni porositë e ardhshme dhe të menaxhoni porositë aktuale, gjë që, nga ana tjetër, na lejon t’i përpunojmë këto informacione.

2.3. Ju lutemi vini re se, për qëllimin e krijimit të një llogarie, në fazën e parë të regjistrimit kërkohet numri juaj i telefonit. Në këtë fazë, mund të rishikoni këtë Politikë dhe të vendosni nëse do të vazhdoni me krijimin e një llogarie dhe përdorimin e Shërbimit Online Uklon.

Ne mund të përdorim numrin e telefonit që ju na vendosni ne dispozicion për të lehtësuar dhe përfunduar procesin e regjistrimit, përfshirë dërgimin e mesazheve SMS dhe njoftimeve (push notifications) ose, kur është e nevojshme, për t’ju kontaktuar me telefon. Komunikime të tilla mund të përdoren, për shembull, për të verifikuar numrin tuaj të telefonit, për t’ju ndihmuar të përfundoni një proces regjistrimi të pasuksesshëm ose të paplotë, ose për të konfirmuar ose sqaruar informacionin e regjistrimit. Përpunimi i numrit tuaj të telefonit për këto qëllime kryhet mbi bazën ligjore përkatëse sipas Ligjit, përfshirë rastet kur është e nevojshme të ndërmerren hapa me kërkesën tuaj përpara lidhjes së një kontrate ose për të zbatuar kontratën.

2.4. Ne gjithashtu përpunojmë të dhënat tuaja personale kur kontaktoni Shërbimin e Mbështetjes ndaj Klientit ose na kontaktoni përmes kanaleve të tjera, si rrjetet sociale, ose kur ne ju kontaktojmë kur është e nevojshme, mbi bazën e interesave tona legjitime ose të një baze tjetër ligjore të zbatueshme, përfshirë qëllimet e administrimit të Shërbimit Online Uklon dhe trajtimit të ankesave, komenteve negative, incidenteve, kërkesave dhe pyetjeve. Në veçanti, ne mund të regjistrojmë telefonatat dhe të ruajmë komunikimet me shkrim me ju, pavarësisht nëse janë nisur nga ju apo nga ne, kur kjo është e nevojshme për këto qëllime dhe lejohet nga ligji në fuqi.

2.5. Duke marrë pjesë në fushata reklamuese ose promovuese, konkurse ose dhurata, ju mund të na siguroni të dhëna personale në varësi të rregullave dhe kërkesave të promovimit përkatës.

Si rregull, të dhënat personale të nevojshme për të marrë pjesë në një promovim mund të përfshijnë emrin dhe mbiemrin tuaj, moshën ose datën e lindjes, numrin e telefonit, adresën e emailit dhe/ose qytetin. Kur përzgjidheni për të marrë një çmim ose shpërblim, ne mund të kërkojmë gjithashtu informacionin e nevojshëm për të verifikuar përzgjedhjen tuaj, për të përmbushur kërkesat ligjore ose tatimore në fuqi, ose për të organizuar dorëzimin ose pagesën e çmimit, siç janë adresa juaj ose të dhënat e identifikimit tatimor, kur është e aplikueshme.

2.6. Për më tepër, ju mund të na dërgoni komente rreth Faqes së internetit ose Aplikacionit Celular, të ndani mendimin tuaj ose të kërkoni ndihmë për përdorimin e Faqes së internetit ose Aplikacionit Celular. Ju mund të jepni vullnetarisht të dhëna personale në këto komente ose kërkesa, përfshirë kur dorëzoni një formular komentesh ose një formular nëpërmjet te cilit kërkoni mbështetjen tonë, përmes Aplikacionit Celular ose Faqes së internetit, ose kur ne ju dërgojmë një formular komentesh ose kërkesë përmes një kanali tjetër komunikimi, ku ky formular ose kjo kërkesë ju vihet në dispozicion.

3. Të dhënat që ne përpunojmë automatikisht

3.1. Ne mund të përpunojmë automatikisht të dhëna të caktuara, veçanërisht kur përdorni Faqen e internetit, duke përfshirë: adresën tuaj IP, datën dhe orën kur keni përdorur shërbimet tona, informacionin rreth harduerit, softuerit dhe shfletuesit të internetit që përdorni, informacionin rreth sistemit operativ të pajisjes suaj. Ne gjithashtu mund të mbledhim informacion rreth klikimeve dhe faqeve të internetit që ju kemi shfaqur.

3.2. Nëse përdorni Aplikacionin Celular, ne gjithashtu mund të marrim të dhëna që identifikojnë pajisjen tuaj celulare, cilësimet dhe karakteristikat e saj, të dhëna të vendndodhjes, të dhëna për mosfunksionimet e aplikacionit, veprime të tjera të sistemit dhe identifikuesit tuaj të reklamimit.

3.3. Me aprovimin tuaj, Aplikacioni Celular Uklon mund të kërkojë qasje në funksione, shërbime dhe të dhëna të caktuara të disponueshme në pajisjen tuaj celulare, duke përfshirë, kur është e nevojshme:

● kontaktet tuaja (emrat dhe numrat e telefonit), për shembull, nëse zgjidhni të bëni një Porosi në emër të një personi tjetër;

● vendndodhjen tuaj, për të mundësuar funksionalitetin e bazuar në vendndodhje dhe për të përcaktuar vendndodhjen tuaj për funksionimin e duhur të Aplikacionit Celular; dhe

● galerinë ose hapësirën ruajtëse të pajisjes suaj, për shembull, nëse zgjidhni të shtoni një foto në profilin tuaj.

Qasja në këto funksione dhe të dhëna mundësohet vetëm pasi të jepni pëlqimin përkatës përmes cilësimeve të pajisjes suaj celulare ose në përgjigje të një kërkese për leje të shfaqur nga Aplikacioni Celular, sipas rastit. Ju mund t’i menaxhoni ose t’i tërhiqni këto pëlqime përmes cilësimeve të pajisjes suaj, në varësi të funksionaliteteve që varen nga pëlqimet përkatëse.

3.4. Ju gjithashtu mund të merrni njoftime nga Aplikacioni Celular. Kur kërkohet nga cilësimet përkatëse të pajisjes, ne do të kërkojmë lejen tuaj përpara se të aktivizojmë njoftimet.

3.5. Llojet e mësipërme të informacionit mund të mos përmbajnë gjithmonë të dhëna personale (d.m.th. të dhëna që ju identifikojnë ose mund t’ju identifikojnë ju). Disa nga këto të dhëna mund të jenë të dhëna jo të personalizuara (d.m.th. të dhëna që nuk ju identifikojnë dhe nuk mund t’ju identifikojnë).

4. Të dhëna personale të personave të tjerë që ju na i vendosni ne dispozicion

4.1. Duke përdorur Shërbimin Online Uklon, ju mund të bëni Porosi jo vetëm për veten tuaj. Në veçanti, ju mund të bëni një Porosi për çdo person duke na dhënë numrin e tyre të telefonit, emrin dhe adresën.

4.2. Në këto raste, ju jeni përgjegjës të siguroheni që transferimi i të dhënave personale përkatëse tek ne të jetë i ligjshëm dhe që personi të cilit i përkasin të dhënat personale që transferoni të jetë në dijeni të këtij transferimi dhe të jetë informuar për mënyrën se si përdorim të dhënat personale të marra (siç përcaktohet në këtë Politikë).

4.3. Për këtë qëllim, duhet ta ndani paraprakisht këtë Politikë me personin të dhënat e të cilit na vendosni ne dispozicion. Duke bërë Porosinë dhe duke dhënë të dhënat personale të një personi tjetër, ju konfirmoni se keni marrë pëlqimin e këtij personi në përputhje me kushtet e kësaj Politike. Për më tepër, ju pranoni të drejtën tonë që, në rrethana të caktuara, t’ju kërkojmë të konfirmoni veprimet e mësipërme.

5. Informacione të marra nga palë të treta dhe burime të tjera

5.1. Ne gjithashtu mund të marrim të dhëna personale të caktuara rreth jush nga Partnerët tanë dhe nga platformat ose shërbimet e palëve të treta, ku ju zgjidhni të lidheni ose të përdorni këto shërbime në lidhje me llogarinë tuaj Uklon.

5.2. Për shembull, nëse zgjidhni të regjistroheni ose të hyni në llogarinë tuaj Uklon duke përdorur një llogari të ofruar nga një shërbim i palës së tretë, si Google ose Facebook, ne mund të marrim informacionin që ju keni autorizuar këtë shërbim të ndajë me ne, si p.sh. emrin tuaj, adresën e email-it, informacionin e profilit ose të dhëna të tjera të llogarisë suaj, në varësi të pëlqimeve që jepni dhe cilësimeve të shërbimit përkatës të palës së tretë.

5.3. Gjithashtu, nëse vizitoni faqet tona në rrjetet sociale (Facebook, LinkedIn, X, TikTok, Instagram etj.) dhe ndërveproni me ne në çfarëdo mënyre, si p.sh. duke publikuar komente, duke përdorur “Pëlqej” etj., operatori i platformës përkatëse të rrjeteve sociale e publikon këtë informacion dhe ne kemi qasje në të, përfshirë informacionin rreth profilit tuaj në ato rrjete sociale.

5.4. Informacion nga faqet e internetit të palëve të treta, përfshirë rastet kur publikoni komente, vlerësime ose informacione shtesë, duke përfshirë ato që lidhen me pretendime ose mosmarrëveshje.

5.5. Në rrethana të caktuara, ne mund të marrim të dhëna personale rreth jush nga palë të treta kur kjo është e nevojshme për qëllimet e përshkruara në këtë Politikë dhe kur lejohet nga ligji në fuqi. Këto palë të treta mund të përfshijnë Partnerët tanë; shoqëritë e sigurimit, në lidhje me aksidente, incidente ose kërkesa për dëmshpërblim sipas policave të sigurimit; ofruesit e shërbimeve të pagesave dhe shërbimeve financiare, në lidhje me përpunimin e pagesave, mosmarrëveshjet për pagesat ose rastet e dyshuara të mashtrimit; autoritetet publike; si dhe burime të disponueshme publikisht, kur kjo është e nevojshme për ngritjen, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore, për përmbushjen e detyrimeve ligjore ose për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tona legjitime.

6. Si trajtojmë të dhënat personale të fëmijëve

6.1. Ne respektojmë rreptësisht mbrojtjen e të dhënave personale të fëmijëve. Ne nuk mbledhim me vetëdije të dhëna personale nga asnjë person nën moshën 18 vjeç.

6.2. Faqja e internetit dhe Aplikacioni Celular nuk janë të destinuara për përdorim nga persona nën moshën 18 vjeç.

6.3. Nëse jeni nën moshën 18 vjeç, ju lutemi mos e përdorni ose mos hyni në Faqen e internetit apo në Aplikacionin Celular në asnjë kohë dhe në asnjë mënyrë.

6.4. Nëse një prind ose kujdestar ligjor beson se fëmija i tij ose i saj ka hyrë në Faqen e internetit dhe/ose në Aplikacionin Celular dhe ka ofruar të dhëna personale, e inkurajojmë  të kontaktojë menjëherë me Ne, dhe Ne do të bëjmë përpjekjet maksimale për t’i fshirë këto të dhëna personale pa vonesë.

7. Qëllimet dhe bazat ligjore për përpunimin e të dhënave personale

7.1. Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm në përputhje me Ligjin. Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme, mbi bazat ligjore të mëposhtme (të dhënat mund të përpunohen mbi më shumë se një bazë ligjore):

7.1.1. Kryerja e porosive: për t’ju mundësuar të kryeni Porosi përmes Shërbimit Online Uklon dhe, rrjedhimisht, për të transferuar të dhënat tuaja personale te Partnerë e Uklon, në mënyrë që ata të mund të përmbushin Porositë përkatëse (marrja e masave me kërkesën tuaj përpara lidhjes së një kontrate, përmbushja e një kontrate, interesa legjitime).

7.1.2. Përdorimi i Faqes së internetit: për të personalizuar përvojën tuaj kur vizitoni Faqen e internetit duke përdorur cookies (skedar spiun) skedar dhe teknologji të ngjashme, si dhe për t’ju ofruar informacionin përkatës në Faqen e internetit (interesat legjitime, pëlqimi i subjektit të të dhënave).

7.1.3. Llogaria në Aplikacionin Celular: për t’ju mundësuar të regjistroni një llogari në Faqen e internetit ose në Aplikacionin Celular dhe, në përputhje me këtë, të aksesoni Shërbimin Online Uklon (lidhja e një kontrate dhe/ose përmbushja e një kontrate, ose marrja e masave përpara lidhjes së një kontrate).

7.1.4. Përdorimi i Aplikacionit Celular (përmes pajisjes suaj celulare): për t’i mundësuar Aplikacionit Celular të aksesojë funksione, shërbime dhe të dhëna të caktuara të disponueshme në pajisjen tuaj celulare, duke përfshirë, kur është e nevojshme, kontaktet tuaja, vendndodhjen dhe galerinë ose hapësirën ruajtëse të pajisjes, për qëllimet e përshkruara në Seksionin 3.3 të kësaj Politike (pëlqimi i subjektit të të dhënave). Kjo qasje mundësohet vetëm pasi të jepni pëlqimin përkatës përmes cilësimeve të pajisjes suaj celulare ose në përgjigje të një kërkese për leje të shfaqur nga Aplikacioni Celular, sipas rastit.

Në veçanti:

● Kontaktet: për t’ju mundësuar të bëni një Porosi në emër të një personi tjetër duke na dhënë numrin e tyre të telefonit nga kontaktet tuaja.

● Vendndodhja: për të mundësuar funksionalitetin e bazuar në vendndodhje dhe për të përcaktuar vendndodhjen tuaj për funksionimin e duhur të Aplikacionit Celular, përfshirë shfaqjen e vendndodhjes së automjetit që do të përmbushë Porosinë tuaj dhe kur shtypni butonin SOS në Aplikacionin Celular Uklon.

● Galeria ose hapësira ruajtëse e pajisjes: për t’i mundësuar Aplikacionit Celular të aksesojë galerinë ose hapësirën ruajtëse të pajisjes suaj, për shembull, nëse zgjidhni të shtoni një foto në profilin tuaj dhe, kur është e zbatueshme, të shkruajë në hapësirën ruajtëse të pajisjes suaj të dhëna të caktuara të përkohshme teknike (cache) në lidhje me Porosinë tuaj.

7.1.5. Mbështetja ndaj Klientit: për të përpunuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve, kërkesave ose ankesave tuaja, si dhe për t’ju ofruar mbështetje gjatë gjithë kohës në lidhje me Shërbimin Online Uklon, duke përfshirë ndihmën me Porosinë tuaj dhe përgjigjet për pyetjet përkatëse (pëlqimi i subjektit të të dhënave, përmbushja e një kontrate, interesa legjitime).

Ju lutemi vini re se komunikimet me stafin e Shërbimit ndaj Klientit mund të monitorohen në kohë reale ose të regjistrohen për qëllimet e monitorimit të cilësisë së shërbimit dhe trajnimit të mëtejshëm të ekipit tonë. Regjistrimet e thirrjeve zakonisht ruhen për një periudhë të kufizuar në përputhje me qëllimin e përpunimit të tyre dhe fshihen automatikisht, përveç nëse e konsiderojmë të nevojshme t’i ruajmë për një periudhë më të gjatë, për shembull, për të hetuar raste që përfshijnë shkelje të ligjit. Të gjitha regjistrimet e thirrjeve telefonike do të përpunohen në përputhje me këtë Politikë.

7.1.6. Komunikimi me ju përmes rrjeteve sociale: për të krijuar dhe ruajtur komunikimin me ju, përfshirë ofrimin e këshillave dhe përgjigjen ndaj pyetjeve tuaja (interesa legjitime, lidhja e një kontrate dhe/ose përmbushja e një kontrate).

7.1.7. Mbrojtja e jetës dhe shëndetit tuaj gjatë transportit: për të mbrojtur jetën ose shëndetin tuaj dhe/ose për të parandaluar një kërcënim ndaj jetës ose shëndetit tuaj gjatë një udhëtimi, përfshirë rastet kur shtypni butonin SOS në Aplikacionin Celular Uklon (mbrojtja e interesave jetike të subjektit të të dhënave, interesa legjitime).

7.1.8. Marketingu: për t’ju dërguar informacione, email-e që përmbajnë lajme, sondazhe dhe materiale reklamuese ose promocionale. Disa fushata reklamuese ose promocionale mund të kushtëzohen me dhënien e pëlqimit tuaj që Shoqëria të përdorë të dhënat e kontaktit të marra për qëllime reklamimi ose marketingu, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale (pëlqimi i subjektit të të dhënave, interesat legjitime, sipas rastit).

7.1.9. Aktivitete të tjera promocionale: Ne mund t’ua transferojmë të dhënat tuaja personale palëve të treta për t’ju ofruar ose siguruar zbritje në çmimet e zbatueshme për mallrat dhe/ose shërbimet e këtyre palëve të treta, dhe/ose dhurata, çmime dhe/ose nxitje të tjera të ofruar ose siguruar prej këtyre palëve të treta; për të përcaktuar pjesëmarrësit dhe/ose fituesit e fushatave reklamuese ose promocionale; dhe për t’ju mundësuar të merrni shpërblimet e parashikuara sipas kushteve të këtyre fushatave (interesat legjitime të Shoqërisë, pëlqimi i subjektit të të dhënave, përmbushja e një kontrate).

7.1.10. Qëllime ligjore dhe përputhshmëria me kërkesat ligjore: për t’u mbrojtur nga veprimet keqdashëse, si mashtrimi; për të zbuluar dhe/ose hetuar krime dhe për të trajtuar çështje të tjera të lidhura me sigurinë; për të përmbushur kërkesat e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, duke përfshirë masat e sigurisë së informacionit dhe vlerësimet e rregullta të rrezikut që lidhen me përpunimin e të dhënave personale; për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të tjera të ligjshme nga autoritetet rregullatore dhe autoritetet e zbatimit të ligjit; për të përgatitur një pretendim ligjor ose për t’iu përgjigjur një pretendimi të marrë; dhe për të përmbushur kërkesa të tjera ligjore që zbatohen për ne.

7.1.11. Analitika dhe statistika: për të kryer kërkime analitike të brendshme; për të zhvilluar, testuar dhe përmirësuar veçoritë dhe funksionalitetin e Faqes së internetit, Aplikacionit Celular dhe shërbimeve tona të tjera; dhe për të marrë komentet tuaja rreth nesh dhe shërbimeve tona (interesat legjitime).

7.1.12. Cilësia e shërbimit, pajtueshmëria dhe përvoja e përdoruesit: Ne mbledhim përshtypjet, komentet, dhe vlerësimet tuaja lidhur me nivelin e shërbimit të ofruar për çdo udhëtim ose Porosi tjetër. Ne gjithashtu marrim parasysh vlerësimet e dhëna nga Partnerët lidhur me përvojën e tyre në përmbushjen e Porosive tuaja, së bashku me komentet përkatëse, me qëllim nxitjen e respektit të ndërsjellë, përmirësimin e përvojës së përdoruesit të Shërbimit Online Uklon dhe garantimin e respektimit të rregullave për përdorimin e Shërbimit Online Uklon dhe Etikën e Shoferit (interesat legjitime të Shoqërisë, pëlqimi i subjektit të të dhënave, përmbushja e një kontrate).

Si funksionon: Vlerësimi nga 1 deri në 5 yje është një tregues dinamik i llogaritur në bazë të vlerësimeve të Partnerëve për përvojën e tyre në udhëtimet ose Porositë e tjera me ju, për 40 udhëtimeve tuaja më të fundit. Pas një rishikimi të hollësishëm të të gjithë informacionit lidhur me udhëtimet, disa vlerësime mund të përjashtohen dhe, për rrjedhojë, të mos ndikojnë në vlerësimin e përgjithshëm.

Si Përdoruesi (pasagjeri), ashtu edhe Partneri (drejtuesi i automjetit), mund të zgjedhin të mos udhëtojnë  më me njëri-tjetrin për udhëtime të ardhshme nëse njëra palë i jep palës tjetër një vlerësim me 1 yll pas një udhëtimi. Në të njëjtën kohë, qasja e Përdoruesve në Shërbimin Online Uklon dhe aftësia e tyre për të kryer Porosi nuk kufizohen në bazë të vlerësimit të udhëtarit.

8. Zbulimi dhe transferimi i të dhënave tuaja personale

8.1. Në rrethana të caktuara, ne mund t’ua transferojmë të dhënat tuaja personale përpunuesve (personave fizikë ose juridikë të cilëve ne, si kontrollues të dhënash, u japim të drejtën të përpunojnë të dhëna personale per llogarinë tonë) dhe/ose, kur ekziston një bazë ligjore e zbatueshme, kategorive të tjera të marrësve, përfshirë marrësit që ndodhen jashtë Shqipërisë, për qëllimet e mëposhtme: 

8.1.1. Kryerja e porosive: Ne transferojmë të dhënat tuaja personale tek Partnerët e Uklon për qëllimin e përmbushjes së porosive tuaja. Në raste të tjera, me kërkesë me shkrim ose me gojë të një Partneri të Uklon, ne mund të transferojmë numrin tuaj të telefonit tek ai Partner i Uklon vetëm kur kemi marrë pëlqimin tuaj të shprehur.

8.1.2. Cilësia e shërbimit, pajtueshmëria dhe përvoja e përdoruesit: Ne mbledhim, analizojmë dhe ndajmë të dhënat tuaja personale me Partnerët, si dhe marrim prej tyre të dhënat e nevojshme, me qëllim vlerësimin e cilësisë së shërbimit, përmirësimin e përvojës së përdoruesit dhe trajtimin e kërkesave dhe ankesave. Këto të dhëna përfshijnë vlerësimet që jepni, vlerësimin tuaj të përllogaritur, komentet lidhur me shërbimin, si dhe të dhënat e përfshira në vlerësime dhe ankesa.

8.1.3. Partnerë që na ofrojnë shërbime të komunikimeve elektronike: Ne mund të përdorim shërbimet e ofruesve të komunikimeve elektronike tek të cilët jeni pajtimtar, për të përpunuar të dhënat tuaja personale në emrin tonë. Ky përpunim kryhet për qëllime legjitime. Për shembull, ne mund të angazhojmë ofrues të komunikimeve elektronike për të dërguar në emrin tonë dhe në interesin tonë mesazhe SMS dhe njoftime që përmbajnë informacion dhe materiale promocionale. Këta ofrues shërbimesh janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin, të lidhin marrëveshje të përshtatshme me ne dhe t’i përdorin të dhënat tuaja personale vetëm për qëllimet e përcaktuara prej nesh ose të lejuara nga ligji në fuqi.

8.1.4. Konsulentë të jashtëm dhe ofrues shërbimesh profesionale: Ne mund t’u japim qasje në të dhënat tuaja personale ofruesve të shërbimeve dhe/ose konsulentëve që na ofrojnë ndihmë profesionale dhe kanë nevojë për qasje në këto të dhëna për të kryer shërbimet e tyre, për shembull, ofruesve të mbështetjes teknike dhe mirëmbajtjes së Faqes së internetit, përpunimit të faturave, kontabilitetit, auditimit dhe shërbimeve ligjore.

8.1.5. Autoritetet publike kompetente: Ne mund t’i zbulojmë  të dhënat tuaja personale autoriteteve të zbatimit të ligjit, autoriteteve tatimore dhe autoriteteve të tjera kompetente vetëm në masën dhe në rrethanat në të cilat ato kanë të drejtë t’i marrin këto të dhëna, veçanërisht kur kjo kërkohet nga ligji në fuqi, si dhe me nismën tonë kur është e nevojshme për të parandaluar, zbuluar ose ndaluar vepra penale, si mashtrimi. Për më tepër, në raste të caktuara, të dhënat personale mund t’u transferohen autoriteteve kompetente në masën e nevojshme për të mbrojtur të drejtat ose pasurinë tonë, ose të drejtat ose pasurinë e Partnerëve të Uklon.

8.1.6. Shoqëritë e sigurimeve: Ne mund të zbulojmë të dhënat tuaja personale tek shoqëritë e sigurimeve në masën e nevojshme lidhur me një aksident, ngjarje ose kërkesë sigurimi që lind nga përdorimi juaj i transportit, dorëzimit ose shërbimeve të tjera, kur lejohet ose kërkohet nga ligji në fuqi.

8.1.7. Mbrojtja e jetës dhe shëndetit tuaj gjatë transportit: Ne mund të zbulojmë të dhënat tuaja personale te shërbimet e emergjencës, përfshirë policinë, shërbimet e shpëtimit dhe shërbimet e ambulancës, për të shpëtuar jetën tuaj ose për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe/ose për të parandaluar një kërcënim ndaj jetës ose shëndetit tuaj gjatë një udhëtimi.

8.1.8. Bankat, sistemet e pagesave dhe institucionet e tjera financiare: Ne mund të transferojmë historikun tuaj të udhëtimeve, informacionin e porosive dhe të dhënat që konfirmojnë komunikimet me ju në lidhje me porositë dhe udhëtimet e kryera (p.sh., kopje te komunikimeve me email dhe kopje te dhe komunikimeve të tjera (screenshots)), të cilat mund të përmbajnë të dhëna personale të dhëna prej jush gjatë regjistrimit në Shërbimin Online Uklon ose kur porosisni një shërbim pa regjistrim, me kërkesë të institucioneve financiare ose ofruesve të shërbimeve financiare, në mënyrë që të konfirmojmë shërbimet që keni porositur përmes Shërbimit Online Uklon. Një transferim i tillë nuk do të përbëjë shkelje të konfidencialitetit të korrespondencës. Në disa raste, mund t’ju kërkojmë të dorëzoni një kërkesë me shkrim për rimbursim, e cila mund të përmbajë të dhënat tuaja personale, për t’i dërguar institucionit financiar përkatës.

8.1.9. Partnerët tanë që ju ofrojnë ose ju sigurojnë ulje, dhurata, çmime dhe/ose stimuj të tjerë: Ne mund të transferojmë të dhënat tuaja personale në mënyrën dhe në masën e nevojshme për t’ju ofruar uljet, dhuratat, çmimet dhe stimujt e tjerë përkatës të ofruar ose të siguruar nga këta Partnerë.

8.1.10. Ofruesit e shërbimeve cloud dhe shërbimeve të tjera: Ne mund t’u japim qasje në të dhënat tuaja personale ofruesve të shërbimeve cloud dhe shërbimeve të tjera, për shembull, ofruesve të softuerit dhe shërbimeve të tjera cloud, në masën e nevojshme për të marrë shërbimet përkatëse.

8.2. Në rast të një shkrirjeje, riorganizimi ose transaksioni të ngjashëm tregtar, ose shitjes së Shoqërisë ose një pjese të aseteve të saj, të dhënat personale që ne mbledhim mund të transferohen te një shoqëri tjetër e përfshirë në shkrirje, riorganizim, blerje ose transaksion tjetër te përshkruar si me sipër. Të gjitha këto transferime do të kryhen në përputhje me ligjin e zbatueshëm dhe detyrimet tona sipas kësaj Politike.

8.3. Ju lutemi, kini parasysh se, për aq sa lejohet nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, kur transferimi i të dhënave tuaja personale kryhet në bazë të pëlqimit tuaj ose në përputhje me këtë Politikë, nuk do t’ju kërkojmë pëlqim të veçantë dhe as do t’ju njoftojmë veçmas për çdo transferim individual.

9. Të drejtat e subjekteve të të dhënave

9.1. Sipas Ligjit, ju keni të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat tuaja personale, në përputhje me kushtet dhe kufizimet e parashikuara në Ligj.

9.1.1. E drejta për informim

Ju keni të drejtë të merrni informacion të qartë dhe të aksesueshëm rreth mënyrës se si përpunojmë të dhënat tuaja personale, përfshirë qëllimet dhe bazat ligjore të përpunimit, kategoritë e të dhënave personale, marrësit, periudhat e zbatueshme të ruajtjes, transferimet ndërkombëtare, vendimmarrjen e automatizuar dhe të drejtat tuaja sipas Ligjit.

Kur ne marrim të dhënat tuaja personale nga një burim tjetër, ju gjithashtu keni të drejtë të merrni informacion rreth kategorive të të dhënave personale në fjalë dhe burimit të tyre, kur kërkohet nga Ligji.

9.1.2. E drejta e aksesit

Ju keni të drejtë të merrni konfirmim nëse ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe, nëse po, të aksesoni të dhënat tuaja personale dhe informacionin rreth përpunimit të tyre, përfshirë qëllimet, bazën ligjore, kategoritë e të dhënave, marrësit dhe periudhën e zbatueshme të ruajtjes.

9.1.3. E drejta për korrigjim

Ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e të dhënave personale të pasakta dhe, duke marrë parasysh qëllimet e përpunimit, plotësimin e të dhënave personale të paplotë.

9.1.4. E drejta e fshirjes

Ju keni të drejtë të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale kur plotësohen kushtet e parashikuara në Ligj, përfshirë rastet kur të dhënat nuk janë më të nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur ose kur tërhiqni pëlqimin tuaj dhe nuk ekziston asnjë bazë tjetër ligjore për përpunimin.

Kjo e drejtë nuk është absolute dhe nuk zbatohet kur jemi të detyruar ose të autorizuar të ruajmë ose të përpunojmë të dhënat tuaja personale sipas ligjit në fuqi.

Duke qenë se disa nga të dhënat tuaja personale janë të nevojshme për ne, përfshirë për t’ju ofruar qasje në Shërbimin Online Uklon, llogaria ose llogaritë tuaja mund të bllokohen ose të fshihen pas marrjes së një kërkese nga ju për fshirjen e të gjitha të dhënave personale. Në veçanti, të dhënat personale pa të cilat është e pamundur t’ju ofrohet qasje në Shërbimin Online Uklon përfshijnë numrin e telefonit – nëse bëni një Porosi përmes Aplikacionit Celular.

9.1.5. E drejta e kufizimit të përpunimit

Ju keni të drejtë të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja personale kur plotësohen kushtet e parashikuara në Ligj.

9.1.6. E drejta e transferueshmërine e të dhënave

Kur zbatohet sipas Ligjit, ju keni të drejtë të merrni të dhënat personale që na keni vendosur ne dispozicion në një format të strukturuar, të përdorur gjerësisht dhe të lexueshëm nga pajisjet elektronike, si dhe t’ia transferoni këto të dhëna një kontrolluesi tjetër.

9.1.7. E drejta e kundërshtimit

Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale kur plotësohen kushtet e parashikuara në Ligj, përfshirë rastet kur përpunimi bazohet në interesat tona legjitime.

Kur të dhënat tuaja personale përpunohen për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, keni të drejtë të kundërshtoni një përpunim të tillë në çdo kohë dhe pa pagesë. Pas një kundërshtimi të tillë, ne do të ndalojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.

9.1.8. E drejta për të tërhequr pëlqimin

Kur i përpunojmë të dhënat tuaja personale mbi bazën e pëlqimit tuaj, ju keni të drejtë ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit  te te dhënave të kryer përpara tërheqjes së tij. Nëse tërhiqni pëlqimin, nuk do të mund të përdorni shërbimet ose të përfitoni nga avantazhet shtesë për të cilat është i nevojshëm përpunimi i të dhënave personale që kemi mbledhur në bazë të pëlqimit tuaj.Ju mund të tërhiqni pëlqimin për marrjen e komunikimeve të marketingut të drejtpërdrejtë në çdo kohë, duke përdorur funksionin e çregjistrimit të parashikuar në komunikimin përkatës, nëpërmjet cilësimeve përkatëse në Aplikacionin për Pajisjet Mobile ose duke na kontaktuar në adresën privacy@uklon.eu .

9.1.9. E drejta për të mos iu nënshtruar vendimeve të caktuara automatike

Ju keni të drejtë të mos i nënshtroheni një vendimi të bazuar vetëm në përpunimin automatiktë të dhënave tuaja personale, përfshirë profilizimin, kur ky vendim prodhon efekte juridike për ju ose ju prek në mënyrë të konsiderueshme, përveç rrethanave të lejuara nga Ligji.

9.1.10. E drejta për të paraqitur ankesë

Nëse besoni se të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale janë shkelur, keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”), pa cënuar mjetet e tjera administrative ose gjyqësore që keni në dispozicion.

9.2. Ushtrimi i të drejtave tuaja

Për të ushtruar ndonjë nga të drejtat tuaja, mund të na kontaktoni duke përdorur të dhënat e mëposhtme të kontaktit: privacy@uklon.eu ; UKLON ALBANIA SH.P.K., Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, Kati 5, Zyra 2, Tiranë, Shqipëri.

Kur na kontaktoni me një kërkesë për të ushtruar të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave, duhet të kaloni procesin e identifikimit dhe të parashtroni kërkesat tuaja specifike, në mënyrë që ta trajtojmë kërkesën në kohë dhe në mënyrë të saktë dhe t’ju japim një përgjigje të bazuar në ligj. Nëse nuk jemi në gjendje t’ju identifikojmë nga komunikimet që marrim ose kemi dyshime të arsyeshme për identitetin tuaj, mund t’ju kërkojmë të paraqisni një dokument që vërteton identitetin tuaj. Vetëm në këtë mënyrë mund të shmangim zbulimin e të dhënave tuaja ndaj një personi që mund të shtiret si ju, d.m.th. procesi i identifikimit kryhet në interesin tuaj. Çdo informacion shtesë i mbledhur për qëllime verifikimi do të përdoret vetëm për të konfirmuar identitetin tuaj.

Ne do t’i përgjigjemi kërkesës suaj pa vonesë të panevojshme dhe, në çdo rast, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës. Kur lejohet nga Ligji, ky afat mund të zgjatet deri në 60 (gjashtëdhjetë) ditë shtesë në varësi të natyrës dhe vështirësisë së trajtimit të kërkesës ose numrit të kërkesave të paraqitura. Ne do t’ju njoftojmë për çdo zgjatje të tillë dhe arsyet e saj brenda periudhës fillestare prej 30 ditësh.

Ne mund të kërkojmë informacione shtesë kur është arsyeshëm e nevojshme për të verifikuar identitetin tuaj para se të përpunojmë kërkesën tuaj.

Ushtrimi i të drejtave tuaja është zakonisht pa pagesë. Kur lejohet nga Ligji, ne mund të vendosim një tarifë të arsyeshme ose të refuzojmë të veprojmë mbi një kërkesë që është haptazi e pabazuar ose e tepruar.

Nëse refuzojmë të veprojmë mbi kërkesën tuaj, do t’ju njoftojmë për arsyet e refuzimit dhe për të drejtën tuaj për të paraqitur një ankesë te Komisioneri ose për të kërkuar mjete juridike, sipas rastit.

10. Ruajtja e të dhënave

10.1. Të dhënat tuaja personale ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për të arritur qëllimet për të cilat përpunohen ose për periudhën e zbatueshme të ruajtjes, kur kjo kërkohet nga ligji në fuqi, përveç të dhënave të adresës IP, të cilat ruhen për tre javë nga data e Porosisë përkatëse.

10.2. Nëse llogaria juaj fshihet, ne mund të ruajmë disa të dhëna personale deri në tre (3) vjet pas datës së fshirjes, kur kjo është e nevojshme për të vërtetuar, ushtruar ose mbrojtur pretendime ligjore, për të parandaluar mashtrimin ose për të përmbushur detyrimet ligjore përkatëse, përveçse kur një periudhë më e gjatë ruajtjeje kërkohet ose lejohet nga ligji në fuqi. Ne do të ruajmë vetëm të dhënat personale që janë të nevojshme për këto qëllime.

10.3. Pasi të jenë arritur qëllimet përkatëse të përpunimit ose të ketë skaduar periudha e zbatueshme e ruajtjes, ne do t’i fshijmë ose anonimizojmë të dhënat tuaja personale në mënyrë që të mos mund të lidhen më me ju personalisht. Në rastet kur të dhënat janë anonimizuar dhe nuk përbëjnë më të dhëna personale, ne mund t’i përdorim ato për qëllime statistikore, analitike ose kërkimore, si dhe për qëllime të targetimit, pa qenë të detyruar t’ju njoftojmë më tej.10.4. Fshirja e Aplikacionit Celular nga pajisja juaj nuk fshin të dhënat tuaja personale nga bazat tona të të dhënave.

10.5. Të dhënat personale do të fshihen ose shkatërrohen kur:

● ka përfunduar afati i zbatueshëm i ruajtjes së të dhënave;

● përpunimi nuk është më i nevojshëm për qëllimet për të cilat të dhënat personale janë mbledhur ose përpunuar në një mënyrë tjetër, përveç nëse ekzistojnë baza ligjore për ruajtjen e tyre;

● marrëdhënia juridike ndërmjet subjektit të të dhënave dhe kontrolluesit ka përfunduar, përveç rasteve kur legjislacioni në fuqi parashikon ndryshe;

● autoriteti kompetent ka nxjerrë një urdhër përkatës në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale;

● ka marrë formë të prerë një vendim gjyqësor që urdhëron fshirjen ose shkatërrimin e të dhënave personale; ose

● fshirja ose shkatërrimi i të dhënave kërkohet në një mënyrë tjetër nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

11. Vendi ku ndodhen të dhënat personale dhe transferimet në vende të treta

11.1. Ne kujdesemi për sigurinë e të dhënave tuaja personale dhe, për këtë arsye, i ruajmë të dhënat tuaja personale në servera të vendosur në Bashkimin Evropian, si dhe në Shqipëri ose në Shtetet e Bashkuara, kur është e zbatueshme.

11.2. Ne gjithashtu mund t’ua transferojmë të dhënat tuaja personale marrësve në vende të tjera kur kjo është e nevojshme për qëllimet e përpunimit të përshkruara në këtë Politikë ose kur kërkohet ose lejohet nga ligji në fuqi. Kur të dhënat tuaja personale transferohen jashtë Shqipërisë, ne do të marrim masat e përshtatshme për të siguruar që transferimi të kryhet në përputhje me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave dhe që të dhënat tuaja personale të mbrohen në mënyrë të përshtatshme. Këto masa mund të përfshijnë një vendim përshtatshmërie ose masa të përshtatshme mbrojtëse, siç parashikohet nga ligji në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

11.3. Kur kërkohet nga ligji në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, ne do t’ju informojmë për transferimin ndërkombëtar përkatës ndërkombëtar të të dhënave personale, si dhe për masat mbrojtëse të zbatueshme ose përjashtimin nga zbatimi i tyre.

12. Si i mbrojmë të dhënat tuaja personale

12.1. Ne e dimë se siguria është e rëndësishme për përdoruesit tanë dhe kujdesemi për sigurinë e të dhënave tuaja personale. Ne përdorim masa sigurie teknike, fizike dhe organizative për t’i mbrojtur të dhënat tuaja personale nga humbja, keqpërdorimi, qasja e paautorizuar, zbulimi, ndryshimi ose shkatërrimi. Këto masa mund të përfshijnë mure mbrojtëse (firewalls), enkriptimin e të dhënave, kontrolle fizike të qasjes në qendrat tona të të dhënave dhe kontrolle të qasjes në të dhënat personale.

12.2. Qasja në të dhënat personale u jepet njësive organizative përkatëse dhe/ose punonjësve individualë kur është e nevojshme për kryerjen e detyrave të tyre funksionale dhe për përmbushjen e detyrimeve tona kontraktuale dhe ligjore. Çdo punonjës ose person tjetër i autorizuar që ka qasje në të dhënat personale i nënshtrohet detyrimeve të konfidencialitetit në lidhje me informacionin të cilit i qaset gjatë kryerjes së detyrave të tij.

12.3. Ne gjithashtu kemi nevojë për ndihmën tuaj. Ju jeni përgjegjës për të siguruar që informacioni juaj personal të jetë i saktë dhe për të mbajtur të sigurt fjalëkalimin dhe informacionin e regjistrimit të llogarisë suaj, si dhe për të mos e ndarë atë me persona të paautorizuar.

12.4. Nëse paguani me kartë bankare kur bëni një Porosi përmes Shërbimit Online Uklon, do të ridrejtoheni automatikisht në faqen e internetit të ofruesit përkatës të shërbimeve financiare, ku do t’i jepni të dhënat tuaja personale dhe të dhënat e kartës bankare drejtpërdrejt këtij ofruesi të shërbimeve financiare.

12.5. Faqja e internetit dhe Aplikacioni Celular nuk mbledhin ose ruajnë të dhënat e kartës suaj të bankës.

13. Cookies (Skedar Spiunë)

13.1. Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme, përfshirë sinjalizuesit e internetit (web beacons), tag-et, skriptet, teknologjitë e ruajtjes lokale, Paketat e Zhvillimit të Softuerit (SDK) dhe identifikuesit e reklamimit, në lidhje me përdorimin tuaj të Faqes së internetit dhe Aplikacionit Celular. Këto teknologji mund të përdoren për qëllime të tilla si verifikimi i identitetit, ruajtja e preferencave tuaja, garantimi i funksionimit të duhur të Faqes së internetit dhe Aplikacionit Celular, analizimi i mënyrës se si i përdorni ato, përmirësimi i shërbimeve tona dhe, kur është e zbatueshme, shfaqja e reklamave ose matja e efektivitetit të tyre.

13.2. Disa cookie dhe teknologji të ngjashme mund të vendosen ose të aksesohen nga palë të treta që na ofrojnë shërbime.

13.3. Kur kërkohet nga ligji në fuqi, ne do të marrim pëlqimin tuaj përpara përdorimit të cookies jo thelbësore dhe teknologjive të ngjashme. Ju mund t’i menaxhoni preferencat tuaja për cookies përmes cilësimeve ose mekanizmave të pëlqimit që ju vihen në dispozicion dhe, kur është e zbatueshme, përmes cilësimeve të shfletuesit ose pajisjes suaj.

13.4. Për më shumë informacion rreth llojeve të cookies dhe teknologjive të ngjashme që përdorim, qëllimeve për të cilat i përdorim, palëve të treta të përfshira, periudhave të ruajtjes dhe mënyrës se si mund t’i menaxhoni ose ta tërhiqni pëlqimin tuaj, ju lutemi shikoni Politikën tonë për Cookies.

14. Si të na kontaktoni

14.1. Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këtë Politikë mund t’i drejtohen Shërbimit tonë të Mbështetjes së Klientit në + 35545301390 ose në adresën e emailit: privacy@uklon.eu 

14.2. Ju mund të bëni një kërkesë në lidhje me të dhënat tuaja personale duke dërguar një letër tek ne në: UKLON ALBANIA SH.P.K., Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, Kati 5, Zyra 2, Tiranë, Shqipëri; ose duke dërguar një e-mail në adresën e mëposhtme: privacy@uklon.eu 

14.3. Nëse besoni se kemi shkelur kushtet e kësaj Politike, ju lutemi na kontaktoni dhe na informoni se cilat kushte të kësaj Politike janë shkelur. Ne do të shqyrtojmë menjëherë ankesën tuaj.

Kjo  Politikë është e vlefshme prej datës 09.11.2026.